Përparim Rama: Lumir Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje
Përparim Rama: Lumir Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje 22.10.2026 | 00:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, raporton GazetaBlic.
 
I pyetur për deklaratën e Arben Gashit, i cili tha se Rama fillimisht duhet të dëshmohet në Prishtinë para se të synojë suksese të tjera, Rama u përgjigj se tashmë e ka dëshmuar veten, pasi është rizgjedhur kryetar i kryeqytetit dhe ka bërë që LDK-ja të dalë e para në Prishtinë.
 
Ai gjithashtu deklaroi se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të bënte mirë të jepte dorëheqje.“Po, e keni dëgjuar edhe më herët. Unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Mirë e ka, jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur kryetar dhe e kam sjellë LDK-në të parën në Prishtinë. Lumir Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje”, tha Rama.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.