ReMusica Festival rikthehet me edicionin e 25-të, “Continuum”, nga 26 tetori deri më 1 nëntor
ReMusica Festival rikthehet me edicionin e 25-të, “Continuum”, nga 26 tetori deri më 1 nëntor 22.10.2026 | 12:00
Festivali ndërkombëtar i muzikës bashkëkohore ReMusica rikthehet me edicionin e tij të 25-të, të titulluar “Continuum”, i cili do të mbahet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, në Prishtinë dhe Prizren. Përgjatë shtatë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte, premiera, diskutime dhe aktivitete të tjera që sjellin në vëmendje zhvillimet e muzikës bashkëkohore dhe krijimtarinë e artistëve vendorë e ndërkombëtarë.
 
Koncertet e mbrëmjes përbëjnë boshtin kryesor të festivalit, ndërsa hapja zyrtare do të mbahet më 26 tetor, në orën 19:30, me ansamblin ReVocal Ensemble dhe një kompozim të ri bashkëpunues, si dhe koncertin “Vol de Nuit”, me kitaristin Thibaut Garcia dhe akordeonistin Félicien Brut.
 
Më 27 tetor, në të njëjtën orë, do të prezantohet “Zonar” nga North Sea String Quartet, ndërsa programi i 28 tetorit nis në orën 18:00 me aktivitetet e platformës ReNew, për të vazhduar në orën 19:30 me “ICONS”, nga BL!NDMAN [drums].
 
Më 29 tetor, në orën 19:30, publiku do të ndjekë koncertin “The Journey from Bach to Piazzolla”, me Bujana Ametin në harpë, Ëmbla Danën në flaut dhe Diar Aliun në kitarë. Programi përfshin vepra të Johann Sebastian Bach, Astor Piazzolla, Federico Moreno Torroba, Frank Martin dhe Rafet Rudi.
 
Festivali do të përmbyllet më 1 nëntor, në orën 19:00, me koncertin e Orkestrës Filharmonike të Kosovës, ku solist do të jetë kitaristi Mak Grgić, nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo. Në program janë përfshirë vepra të Johannes Brahms, Michael Abels dhe Antonín Dvořák.
 
Përveç koncerteve, edicioni i sivjetmë sjell edhe artistët në rezidencë Margherita Berlanda dhe ansamblin BL!NDMAN, programin ReMusica Junior, me koncerte dhe punëtori për fëmijë, si dhe platformën ReNew, e cila synon të mbështesë gjeneratën e re të artistëve të talentuar nga Kosova për sezonin 2026/2027.
 
Një tjetër pjesë e programit është “Artists & Festivals Around the Table”, një seri diskutimesh me organizatorë festivalesh nga vende të ndryshme të Evropës, ku do të trajtohen muzika bashkëkohore, artistët e rinj dhe çështjet e financimit të kulturës.
 
Me temën “Continuum”, ReMusica synon të krijojë një hapësirë takimi mes artistëve, publikut dhe ideve të reja, duke vazhduar traditën e festivalit në promovimin e muzikës bashkëkohore dhe bashkëpunimit artistik ndërkombëtar./KultPlus.com
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave