Hoti i reagon Osmanit pas kritikave ndaj LDK-së: Turizmi politik është aktivitet joetik
Hoti i reagon Osmanit pas kritikave ndaj LDK-së: Turizmi politik është aktivitet joetik 13.11.2026 | 01:59
Pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila kritikoi edhe kolegët e saj në LDK duke ua rikujtuar gabimet e së kaluarës, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti.Në postimin e tij, Hoti e ka cilësuar “turizmin politik” si një aktivitet joetik, duke kritikuar lëvizjet politike që, sipas tij, bëhen për interesa personale dhe përfitime të përkohshme.
 
“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka shkruar Hoti.Ai ka theksuar se koha do t’i zbulojë të gjitha të vërtetat, duke e përsëritur këtë mesazh edhe në fund të reagimit.
 
Postimi:Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.
 
Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës.Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.
 
Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.