53 shtete dhe organizata i kërkojnë Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza
53 shtete dhe organizata i kërkojnë Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza 13.11.2026 | 02:45
Një grup prej 53 shtetesh dhe organizatash, përfshirë Turqinë, i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e shpejtë dhe pa pengesa të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
 
Sipas agjencisë Anadolu, përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Sarah MacIntosh, paraqiti një deklaratë në emër të nënshkruesve të nismës për qasje humanitare dhe shëndetësi në Gaza, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Jordania.
 
“Plani gjithëpërfshirës i paqes, i miratuar përmes Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, parasheh hyrjen e menjëhershme në Gaza të ndihmave të plota humanitare, në nivele jo më të ulëta se ato të dakorduara më 19 janar 2025. Kjo ende nuk është realizuar”, tha MacIntosh.
 
Ajo theksoi se, pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, shumë banorë të Gazës vazhdojnë të përballen me kushte të vështira humanitare.
 
“Me ardhjen e dimrit, shumë njerëz në Gaza vazhdojnë të jenë pa strehim të përshtatshëm dhe rrezikojnë të ekspozohen ndaj hipotermisë, infeksioneve të frymëmarrjes, sëmundjeve që transmetohen përmes ujit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme”, deklaroi ajo.
 
MacIntosh i bëri thirrje qeverisë së ardhshme izraelite të mundësojë qasje humanitare përmes të gjitha pikave kufitare dhe rrugëve tokësore në dispozicion.
 
Ajo kërkoi gjithashtu rikthimin e mundësisë së referimit të pacientëve në spitalet e Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor, hetime transparente për sulmet ndaj punonjësve shëndetësorë dhe humanitarë, si dhe lejimin e hyrjes së delegacioneve ndërkombëtare dhe gazetarëve në Gaza.
 
Sipas saj, shtetet dhe organizatat nënshkruese janë zotuar të mbështesin përgatitjet urgjente për dimër, përfshirë sigurimin e strehimit, ujit, kanalizimit dhe furnizimeve shëndetësore. / Burimi: Anadolu Agency
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.