Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është takuar me Ipeshkvin Dodë Gjergji, me të cilin ka diskutuar për rolin dhe gjendjen aktuale të Kishës Katolike në Kosovë.
Sipas njoftimit, në takim është theksuar partneriteti i kahershëm ndërmjet Gjermanisë dhe Kishës Katolike në Kosovë, si dhe mbështetja e vazhdueshme që Kisha Katolike në Gjermani dhe institucionet e saj ofrojnë për Kosovën.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte rëndësia e dialogut ndërfetar si bazë për stabilitet dhe paqe.
“Rudolph dhe Gjergji kanë diskutuar edhe për ndikimin e konferencës së përvitshme ndërfetare në Kosovë, e iniciuar nga Kisha Katolike, e cila konsiderohet si një nga mekanizmat e rëndësishëm për nxitjen e dialogut ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare”, thuhet në njioftim.
Në fund, është ritheksuar përkushtimi për forcimin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore përmes respektit të ndërsjellë.