BDI: Asnjë shqiptar në Samitin e NATO-s, Maqedonia s’është pronë e vetëm një etnie
BDI: Asnjë shqiptar në Samitin e NATO-s, Maqedonia s’është pronë e vetëm një etnie 08.07.2026 | 01:54
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për mungesën e përfaqësuesve shqiptarë në delegacionin e Maqedonisë së Veriut në samitin e NATO-s në Ankara, që nisi punimet sot, duke thënë se ky është një mesazh i gabuar që Shkupi zyrtar e dërgon te qytetarët dhe jo vetëm.
 
“Në Samitin e NATO-s në Turqi, Maqedonia e Veriut paraqitet me një delegacion pa asnjë përfaqësues shqiptar. Kjo është pasqyrë e një mentaliteti politik që e sheh shtetin si pronë të një etnie, ndërsa shqiptarët vetëm si dekor të brendshëm”, thuhet në reagimin e BDI-së.
 
Sipas kësaj partie, Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO-s falë një arkitekture politike që ndërtohet mbi barazi, përfaqësim dhe Marrëveshjen e Ohrit.
 
“Delegacionet shtetërore duhet ta reflektojnë realitetin e vendit, jo ta fshijnë atë.
 
Përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi më i lartë ndërkombëtar është mesazh i gabuar për qytetarët, për aleatët dhe për vetë karakterin e shtetit:”, thuhet më tutje në qëndrimin e BDI-së. “Shteti nuk përfaqësohet drejt kur gjysma e realitetit të tij lihet jashtë”.
 
Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, këtë vend në samitin e NATO-s në Ankara e përfaqësojnë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ai i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.