Protesta/40 ditë revoltë dhe qëndresë, qytetarët nuk dorëzohen! Çdo ditë mijëra në shesh dhe rrugë: Rama jep dorëheqjen
Protesta/40 ditë revoltë dhe qëndresë, qytetarët nuk dorëzohen! Çdo ditë mijëra në shesh dhe rrugë: Rama jep dorëheqjen 09.07.2026 | 02:38
Protesta qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të. Prej 40 ditësh, mijëra qytetarë mblidhen çdo pasdite në mënyrë paqësore në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në politikën shqiptare.
 
Përveç largimit të kreut të qeverisë, protestuesit kërkojnë edhe një ndryshim të klasës politike, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, me më shumë përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.
 
Një nga sloganet që dëgjohet vazhdimisht gjatë protestave është “Rama në burg, Berisha në burg”. Po ashtu qytetarët brohorasin në kor “Shqipëri e re”, “Revolucion”, “Ju ardhur fundi”.
 
Lëvizja qytetare nisi si reagim kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec. Me kalimin e ditëve, protesta është zgjeruar, duke u shndërruar në një tubim me kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.
 
Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion, mungesë transparence dhe keqqeverisje, ndërsa shprehen se pakënaqësia e tyre lidhet me mënyrën se si është administruar vendi gjatë viteve të fundit.
 
Pavarësisht kalimit të 40 ditëve, pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë të dalin çdo ditë në shesh, në mënyrë paqësore, deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Panorama.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.