Agron Dedivanaj: Sot i tham territ jo, për vatrën tonë stërgjyshore, për Malësinë
Agron Dedivanaj: Sot i tham territ jo, për vatrën tonë stërgjyshore, për Malësinë 07.03.2023 | 16:01
Sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, pas fitores absolute në Malësi ka falënderuar gjithë shqiptarët në vend e diasporë për zgjedhjen e tyre në mënyrë të drejtë ashtu siç e meriton Malësia.
 
“Sot, ne dëshmuam se këtu jemi që kur u krijua bota, të lidhur me malet tona, me kodrat tona, me fushat tona, me shtëpitë tona, gjeneratë pas gjenerate, duke ia dhënë vulën fitores së Listës së Nik Gjeloshajt dhe “Forumit Shqiptar”, fitores për vazhdim të sukseseve”, ka shkruar Dedivanaj në “Facebook”.
 
Ja postimi i plotë i tij:
 
Sot ishte një ditë dhe datë e shënuar për shqiptarët në Malësi, ku dëshmuam konsekuencë e vazhdimësi, dëshmuam besë e kulturë duke shënuar një fitore të fuqishme, të mbështetur nga bijat e bijtë e vet më të mirë, Malësia e Dedë Gjo Lulit.
 
Sot, ne dëshmuam se këtu jemi që kur u krijua bota, të lidhur me malet tona, me kodrat tona, me fushat tona, me shtëpitë tona, gjeneratë pas gjenerate, duke ia dhënë vulën fitores së Listës së Nik Gjeloshajt dhe “Forumit Shqiptar”, fitores për vazhdim të sukseseve.
 
Sot, ne i thamë territ jo, i thamë jo stagnimit, i thamë jo injorimit të nevojave tona, i thamë jo sjelljes së papërgjegjshme, sot ne vendosëm shqip, vendosëm ashtu siç do të vendoste çdo malësor, për Tuzin e Malësinë, për këtë vatër tonë stërgjyshore, me votën e lirë, duke e ruajtur e përgatitur për shekullin tonë, shekullin e zhvillimit dhe prosperitetit.
 
Faleminderit çdo malësori, çdo qytetari që besoi Forumin se do të bëjë më të mirën për të gjithë pa dallim, me efikasitet, ekonomizëm dhe vizion të qartë në rrugën e mirëqenies e zhvillimit, në Tuz dhe Malësi, me programin e Forumit, që do ta zbatojë pikë për pikë.
 
Sot, e katër vitet e ardhme, ne presim më të mirën, realizimin e prioriteteve të malësorëve tanë, që Forumi Do bëhet shërbëtor të nevojave dhe zhvillimit të secilës familje, secilit qytetar të komunës së Tuzit. Faleminderit, sot e përgjithmonë!
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave