Albanese viziton burrin që e çarmatosi sulmuesin e Sidneit: Ahmed, ti je një hero
Albanese viziton burrin që e çarmatosi sulmuesin e Sidneit: Ahmed, ti je një hero 16.12.2025 | 02:26
Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi të martën spitalin St. George në jug të Sidneit, ku u takua me Ahmed Al Ahmedin, njeriun që është cilësuar si hero për çarmatimin e njërit prej sulmuesve gjatë incidentit në Bondi Beach.
 
Pas takimit, Albanese vlerësoi guximin e Ahmedit, duke thënë se ai përfaqësonte “më të mirën e vendit”.
 
“Ahmed, ti je një hero australian. Ti e vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët”, shkroi Albanese në rrjetin social X, duke shtuar: “Në momentet më të këqija, shohim më të mirën e australianëve, dhe pikërisht këtë pamë të dielën në mbrëmje. Në emër të çdo australiani, të them faleminderit”!
Duke folur për gazetarët pas vizitës në spital, kryeministri tha se Australia nuk do të lejonte që vendi të përçahej.
 
“Kjo është ajo që kërkojnë terroristët, por ne nuk do të lejojmë që vendi ynë të përçahet. Ne do të bashkohemi, do ta përqafojmë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë këtë”, tha Albanese.
 
Ahmed, një baba 43-vjeçar i dy vajzave, rrezikoi jetën duke shkuar drejt njërit prej personave të armatosur, duke i marrë armën dhe duke e drejtuar atë kundër tij, duke e detyruar sulmuesin të dorëzohej. Ai u qëllua disa herë dhe pësoi plagë nga armët e zjarrit në krah dhe në shpatull.
 
Sipas policisë australiane, një burrë 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar hapën zjarr përgjatë Bondi Beach në Sidnei të dielën në mbrëmje, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë, të cilët u dërguan në spital për trajtim.
 
Njëri nga dy sulmuesit u vra, ndërsa tjetri pësoi plagë kritike, njoftoi policia, duke e cilësuar incidentin si një “akt terrorist”.
 
Avustralya Başbakanı Anthony Albanese, plajda düzenlenen terör saldırısında silahlı saldırganı etkisiz hale getiren Suriyeli Ahmed’i tedavi gördüğü hastanede ziyaret etti pic.twitter.com/fvveo0Vrg0
 
— Ajans Haber (@AjansHaberResmi) December 16, 2025
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave