Gjermania: Barazia gjinore, kyçe për të ardhmen e rajonit
Gjermania: Barazia gjinore, kyçe për të ardhmen e rajonit 06.07.2026 | 02:48
Mbi 150 përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në Forumin e Barazisë Gjinore 2026, të mbajtur në Sarajevë, ku riafirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e barazisë gjinore.
 
Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se pjesëmarrësit përcollën mesazhin se barazia gjinore është thelbësore për ndërtimin e demokracive më të forta, shoqërive më rezistente dhe për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.
 
Sipas ambasadës, një nga temat kryesore të forumit ishte avancimi i punës për hartimin e një deklarate të përbashkët të mekanizmave qeveritarë për barazi gjinore, me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
Në forum kontribuoi edhe përfaqësuesja nga Kosova, Vjollca Hoti, e cila, si police, theksoi rëndësinë e rolit të grave në udhëheqje për ndërtimin e sigurisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm në rajon.
 
“Gratë po formësojnë një Ballkan Perëndimor më të sigurt përmes bashkëpunimit rajonal”, thuhet në postimin e Ambasadës së Gjermanisë.
 
Ambasada thekson se Gjermania mbështet Forumin e Barazisë Gjinore në kuadër të Procesit të Berlinit, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe shndërrimin e dialogut në veprime konkrete.
 
“Të investosh në barazinë gjinore do të thotë të investosh në të ardhmen si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Evropës”, përfundon njoftimi.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave