Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork
Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork 16.05.2022 | 03:11
Në pamundësi për të kremtuar së bashku ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në lagjen Bronx të Nju Jorkut, kryeministri Albin Kurti, ua ka dërguar një letër urimi organizatorëve të ngjarjes, të cilët i përgëzon  për punën e bërë për emërtimin e rrugës me emrin e heroit kombëtar.
 
Kurti në letrën e tij ka thënë se mërgata shqiptare në SHBA jeton në komunitet dhe kërkon të lërë gjurmët e saj në topografinë urbane të Nju Jorkut, andaj për të kujtuar identitetin shqiptar kërkon vendosjen e Skënderbeut dhe Fan Nolit si emra të rrugëve në Nju Jork.
 
“Përmes këtij urimi, më lejoni t’ju uroj përzemërsisht për angazhimin dhe punën që keni bërë për të realizuar këtë emërtim të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Aktualisht jam në Miçigan dhe më vjen keq që nuk mund të jem sot aty me juve, por me të gjithë bashkatdhetarët së bashku ju përshëndesim nga tubimi ynë këtu në Detroit. Edhe një herë, ju falënderoj për ftesën tuaj dhe mezi pres të bashkoheni në ngjarjet e ardhshme në Nju Jork”, ka thënë Kurti.
 
Ndryshe, rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inauguruar në Crescent Ave dhe Arthur Ave në Bronx.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave