Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit
Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit 30.10.2026 | 03:29
Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj, përfaqësues të institucioneve të tjera shëndetësore, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave organizuan një marsh ndërgjegjësues nëpër qytet, me qëllim të promovimit të rëndësisë së parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
 
Ky aktivitet kishte për qëllim përcjelljen e një mesazhi të qartë për të gjithë qytetarët: ndërgjegjësimi, kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa thelbësorë në luftën kundër kancerit të gjirit.
 
Marshi shërbeu si një thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët, duke rikujtuar rëndësinë e informimit dhe edukimit shëndetësor, si dhe nevojën për të inkurajuar gratë që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të tyre dhe të kërkojnë këshilla profesionale për kontrollet e nevojshme.
 
Gjatë këtij aktiviteti u theksua se kanceri i gjirit nuk prek vetëm gruan e diagnostikuar, por edhe familjen dhe rrethin e saj shoqëror. Për këtë arsye, krahas kujdesit shëndetësor, rëndësi të veçantë kanë mbështetja emocionale, mirëkuptimi dhe solidariteti me të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
 
Institucionet shëndetësore riafirmuan përkushtimin e tyre për të qenë pranë qytetarëve përmes informimit, edukimit shëndetësor dhe promovimit të masave parandaluese, me synimin që gratë të kenë qasje në këshillim dhe kujdes shëndetësor cilësor.
 
Në përfundim të marshit, drejtoresha e QKMF-së, përfaqësuesja e IKSHPK-së dhe koordinatorja e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) për infermierë shprehën mirënjohje dhe falënderim për profesionistët shëndetësorë, organizatorët, vullnetarët, partnerët institucionalë, nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti dhe të aktiviteteve të tjera gjatë Muajit Rozë.
 
Përmbyllja e Muajit Rozë shënon fundin e aktiviteteve të organizuara gjatë këtij muaji, por jo edhe të mesazhit të ndërgjegjësimit. Kujdesi për shëndetin e gjirit, informimi i drejtë dhe mbështetja e grave duhet të mbeten prioritet gjatë gjithë vitit./radio kosova e lirë
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave