Pas 18 vjetësh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë një operacioni në QKUK
Pas 18 vjetësh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë një operacioni në QKUK 10.06.2026 | 02:08
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë është realizuar me sukses intervenimi kirurgjik i veshit për kthimin e dëgjimit, te një paciente e cila sipas QKUK-së, 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi të mëdha në komunikim.
 
“Pacientja kishte kërkuar trajtim në qendra të ndryshme shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, pa arritur përmirësimin e dëshiruar. Pas vlerësimeve të detajuara klinike, ekzaminimeve diagnostike dhe analizës multidisiplinare të rastit, ajo iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në Klinikën e Otorinolaringologjisë”, thuhet në njoftimin e institucionit.
 
Bëhet e ditur se pas trajtimit dhe qëndrimit disaditor në Klinikën e ORL-së, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.
 
Testet e dëgjimit të realizuara pas operacionit treguan përmirësim të dukshëm të dëgjimit dhe të aftësisë së komunikimit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave