"Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve", ekspozitë mbi Gjergj Kastriotin nё Prishtinё
"Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve", ekspozitë mbi Gjergj Kastriotin nё Prishtinё 10.02.2022 | 12:00
Ekspozita “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, nё Prishtinё, me vula, gravura, dorëshkrime, ksilografi, litografi, piktura, skulptura, mozaik, monedha, medalje, pulla postare, manuskripte mbi pergamene, buste nё mermer dhe vepra tjera tё mbledhura e tё ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi me kurator Remzi Hasanin. Ekspozita u hap më 8 shkurt e do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 8 mars.
 
Ekspozita “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” në Galerinë Kombëtare të Kosovës,  nё Prishtinё, me vula, gravura, dorëshkrime, ksilografi, litografi, piktura, skulptura, mozaik, monedha, medalje, pulla postare, manuskripte mbi pergamene, buste nё mermer dhe vepra tjera tё mbledhura e tё ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi me kurator Remzi Hasanin.
 
“Për herë të parë vizitorët e Galerisë Kombëtare të Kosovës kanë rastin t’i shohin veprat artistike me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skenderbeut, 13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arqitekti shqiptarë Andrea Aleksi, lat. Andreas Alexius të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Skenderbeut të skulptorit shqiptarë Bujar Vani të vitit 2022”, thuhet në njoftim për shtyp. Ekspozita u hap më 8 shkurt e do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 8 mars.
 
Artisti, Luan Tushi pohoi  se ekspozita është pjesë e librit që është botuar në 2018-tën: “Ekspozita është pjesë e librit, i cili është botuar në vitin 2018, në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, kështu që kjo është një vazhdimësi e hulumtimeve që janë bërë shumë vite më parë. Këtu  i kemi të paraqitura 67 artefakte, kur them artefakte nuk janë vetë piktura, janë edhe shumë gjëra të tjera, për të cilat mundemi të flasim. Këtu  i kemi ndarë në gjashtë cikle, në pjesën e dorëshkrimeve të Skënderbeut, cikli i dytë janë dy vula të cilat janë marrë në arkivin shtetërorë të Dubrovnikut në Kroaci, kemi pjesën e portreteve të Skënderbeut para vdekjes, kemi vitin 1465, 1455, 1466, kemi disa para vdekjes, kemi përkrenaren, një replikë të përkrenares, kemi hartën e Paretës të vitit 1455”.
 
Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibraj:
 
 
 
Ekspozitë ’’Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve’’, kushtuar Gjergj Kastriotit nё Prishtinё
 
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, nё Prishtinё, në mbrëmjen e 8 shkurtit është hapur ekspozita kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Janë ekspozuar 65 vepra nga artistë  evropianë e shqiptarë, me titull ’’Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve’’. E veçantë ne këtë ekspozite ishte se, dashamiret e artit patën rastin që të shohin veprat artistike për Gjergj Kastriotin  të realizuara 13 vjet para kalimit të tij në amshim, nga arkitekti e skulptori shqiptar, Andrea Nikolle Aleksi.
 
Poashtu, kishte tё ekspozuara edhe vula, gravura, dorëshkrime, ksilografi, litografi, piktura, skulptura, mozaik, monedha , medalje, pulla postare, manuskripte mbi pergamene, buste nё mermer, e vepra tjera tё mbledhura e tё ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi me kurator Remzi Hasanin, te cilët na kthejnë edhe kësaj radhe kujtesën e dimensionit historik tё heroit tonё kombёtar qё tё ngulitet njëherë e mirё nё mendjen e secilit brez.
 
Ne hapje te ekspozitës, profesoresha nga Maqedonia e Veriut, Jalldez Asani tha se Skenderbeu sa ka qene figure historike, po aq është edhe artistike, andaj dhe jo rastësisht, edhe heroi kombëtar ka frymëzuar nje numër te madh krijuesish nga vendi dhe bota ku figura e tij ne vazhdimësi ka qene objekt trajtimi jo vetëm i historianeve, por edhe i letërsisë, filmit, dramës, muzikës, e gjithashtu edhe te arteve pamore.
 
Ndërsa Mons Lush Gjergji, tha se kjo ekspozite nё vazhdimësi duhet te preke ne zemrën dhe ndërgjegjen tone.
  
“Skënderbeu është Moisiu arbëror, i cili edhe pas 554 vjetëve ai jeton nё kujtesën jo vetëm tё popullit shqiptar por edhe tё atij evropian e mё gjerё. Kemi shumë elemente e dimensione historike dhe aktuale te jetës e veprës se tij. Figura e Gjergjit zgjon shume mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime deri edhe tek diskutimet e kundërshtimet. Kjo dëshmon bindshëm se aktualiteti i tij vazhdon te jete sfide për çdo njeri te vullnetit e zemrës sё mirё, e sidomos për ne, dikur ilir ne kohen e tij, pastaj arbëror, e sot shqiptar. Ai, popullit tone ia kthej dinjitetin dhe personalitetin, ia kthej lirinë e pavarësinë duke përmirësuar gabime te shumta te dinastive apo principatave tona te ndara e te përçara. Heroi ynë kombëtar arriti ti bind arbëroret, se vetëm te vëllazëruar e te bashkuar, mund te jetojmë dhe mbijetojmë”, tha imzot Lush Gjergji.
 
Sipas tij, Besëlidhja e Lezhës, akti kulmor i artit dhe strategjisë se vizionit te Skënderbeut, vuri gurthemelin për shtetin arbëror me një kohezion dhe bashkëpunim ne çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit te rëndësishëm, ‘shtet dhe komb’.
 
Ne këtë ekspozite, folën e dhanë vlerësimin e tyre edhe kuratori Remzi Hasani dhe artistet Zake Prelvukaj e Luan Tashi, i cili përshëndeti dhe falënderoi te pranishmit për pjesëmarrje. Ekspozita është hapur ne prag te 17 Shkurtit, shpalljes se Pavarësisë se Kosovës dhe për te interesuarit do te mbetet e hapur për një muaj ne Galerinë kombëtare tё Kosovës nё Prishtinё./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave