Kosovë: kremtimi i festës së Zojës së madhe në Letnicë
Kosovë: kremtimi i festës së Zojës së madhe në Letnicë 18.08.2022 | 03:09
Dje më 15 gusht në Kosovë u kremtua solemnisht festa e të Ngriturit të Virgjërës Mari në Qiell. Dy shenjtëroren kryesore u mblodhën besimtarë nga komunitetet e ndryshme kishtare të Kosovës: në Zym të Hasit dhe në Letnicë të Karadakut.
 
Dje më 15 gusht në Kosovë u kremtua solemnisht festa e të Ngriturit të Virgjërës Mari në Qiell. Në dy shenjtëroret kryesore u mblodhën besimtarë nga komunitetet e ndryshme kishtare të dioqezës Prizren-Pristinë: në Zym të Hasit, afër Prizrenit dhe në Letnicë të Karadakut. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt:
 
Letnica, komuna e Vitise, Malesia e Karadakut, me 14 e 15 gusht, ne festen e Zojes se Madhe, u vershua nga besimtare shtegtare me lutje, urate, adhurim e meditim, ne shqip dhe kroatisht, para trupores se Zojes se Madhe siç e quan populli  festën e Të Ngriturit të Virgjrës Mari në Qiell, ne kete rast Zojes se Letnices, para se ciles ulen ne gjunje te gjithe, pa dallim besimi.
 
Kulmi i festes se Zojes Bekuar ne Letnice ishte me 15 gusht, ku ne nje mot te bukur me diell, mijera besimtare nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Veriut e Mali Zi, pastaj motra rregulltare, e njerez te vullnetit te mire, ne mesin e tyre edhe kryetari i komunes, Sokol Haliti, kishin zene vendet e tyre ne hapesiren afer kishes per te kremtuar festen e bukur “Ngritja Marise Virgjer ne Qiell’’. Nderkaq, gjate Meshes solemne kori i famullise se Binces e beri atmosferen liturgjike tejet madheshtore ne kete dite te veçante.
 
Ipeshkvi i dioqezes Prizren-Prishtine, shkelqesia e tij, imzot Dode Gjergji, udheheqjen e kremtimit te kesaj Meshe solemne ia kishte besuar, arqipeshkvit te Tirane-Durresit, imzot Arjan Dodajt ne bashkemeshim me nje numer te madh meshtaresh.
 
‘’Te dashur vellezer e motra , jemi mbledhur ketu per ta kremtuar nje nder festat me te dashuara e me antike, dedikuar Virgjes Shenjte, festen e Zojes se Ngritur ne  lavdine e Qiellit me shpirt dhe me trup. Kjo feste vecanesrisht ne kete vend te shenjte  ku eshte ruajtur kjo trupore kaq e dashur per popullin tone, na  jep lirine qe te riperterime  dashurine tone ndaj  virgjeres Mari  dhe ketu se bashku ta admirojme e te levdojme per mrekullite e medha  qe i gjithepushtetshmi ka bere nepermjet saj’’, tha fillimisht, imzot Arjan Dodaj, gjithnje duke bere gershetim te hyjnores, me te tashmen njerzore dhe te perditeshmen tone.  
 
Te shikojme, tha ne vazhdim imzot Arjan Dodaj se perball kemi hirin ta takojme nanen  e Zotit, sepse me Marine, ekzistenca jone e perditshme me problemet e shpresat e saja merr me shume drite, prandaj te shikojme me me thellesi veten tone. Nga ecja e saj shpirterore merr drite nga ajo pike ladvije me te cilen ajo ndodhet ketu ne harkun e viteve e te shekujve, ku populli yne ka dit te marre drite ketu edhe perms peripetive te historise se vete shume te vuajtur, te martirizuar, e te persekutuar, e ne te njejten kohe ka dit edhe te marr drite!.
 
‘’E kemi shembullin me te bukur, figuren e shenjte te nanes tone te dashur Nene Terezes, e cila ka dite te gjej driten e vete ne Krishtin, siq e thote edhe ajo vet ne librin e saj‘’Je drita ime’’, prandaj edhe ne kemi ardhur sot ketu qe te marrim drite!. Edhe mbreme kur po pagezonte vellezerite tane imzot Dode Gjergji, e pash driten ne syte e te pagezuarve, dhe dua te them se ata i ndien rrahjet e zemres se nje nane. Ketu kemi present edhe shume mergimtare qe dua ti pergezoj! Dhe, sa here shkoj te vellezerit e mi shqiptare ne megrim, falenderoj Zotin per kremtimet e sakramentet e ndryshme dhe ruajtjen e fese se tyre, dashurine per Zotin dhe ruajtjen e perkatesise se familjes perball shtrengatave te epokes moderne’’tha imzot Dodaj.  
 
Pas predikimit bukur te gjate, imzot Arjan Dodaj ne fund theksoi se ne kete vend te bekuem, Maria deshiron te na jep dhuraten dhe hirin me te madh te saj, qe eshte Krishti, nga i cili siq e tha, Nene Tereza e ka marr vulen perfundimtare per thirrjen e saj, po ne kete kishe te Letnices. ‘’Prandaj sot ta lusim Virgjeren Mari per hire e bekime, sepse kjo nane e jona eshte imazhi me i persosur i kishes, eshte nana e Kishes, Mbreteresha e Paqes’’ tha imzot Arjan Dodaj, duke dhene porosine e tij, se Maria na jep shprese, na meson udhen e drites ne kryqet e vuajtjet e perditeshmerise tone, udhen e shnderitshme ne takimin me Krishtin ne sherbim te kishes, ne mbrojtjen e identitetit te popullit tone, te fese tone, e te eterve tane me gezim, hare e paqe!
 
Pas Meshes, te pranishmeve iu drejtua edhe kryetari i komunes se Vitise, Sokol Haliti, i cili mes tjerash, pergezoi duke thene se shpreh nderimin e admirimin e tij me te thelle per festen e Zojes Bekuar te Letnices duke uruar shume dashuri, solidaritet, mirekuptim e paqe mes njerezve.
 
Krejt ne fund te kesaj feste te bukur, famullitari i Letnices, dom Marjan Demaj, falenderoi te gjithe te pjesemarresit, imzot Arjan Dodaj, imzot Dode Gjergjin, te gjithe meshtaret, motrat, besimtaret, perfaqesuesit e KFOR-it, policine etj dhe beri te ditur se e gjithe festa permbyllet me procesionin rreth Kishes Shenjterore me truporen ne duart e besimatreve te Zojes se Bekuar te Letnices./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave