Në Prishtinë kremtohet ditëlindja e Nënë Terezës
Në Prishtinë kremtohet ditëlindja e Nënë Terezës 27.08.2021 | 00:00
Në konkatedralen 'Shen Nene Tereza' në Prishtinë, në mbrëmjen e 26 gushtit, me një ngjarje fetare e kulturore, u kremtua ditëlindja e 111-të e shenjtes së kombit shqiptar, Nënë Terezës, duke filluar kështu tradicionalisht ''Ditët e Nënës Terezë'', të cilat përfundojnë më 5 shtator, kur ajo mbylli jetën tokësore
 
Në konkatedralen 'Shen Nene Tereza' në Prishtinë, në mbrëmjen e 26 gushtit, me një ngjarje fetare e kulturore, u kremtua ditëlindja e 111-të e shenjtes së kombit shqiptar, Nënë Terezës, duke filluar kështu tradicionalisht ''Ditët e Nënës Terezë'', të cilat përfundojnë më 5 shtator, kur ajo mbylli jetën tokësore.  Ja shkrimi i përgatitur për këtë mbrëmje kulturore nga Rabije Ibraj, Prishtinë... 
 
Ipeshkvi i dioqezes Prizren-Prishtine, imzot Dode Gjergji, e hapi kete ngjarje duke i pershendetur te pranishmit, presidenten e Kosoves, Vjosa Osmanin, autoritet civile e fetare, miq e dashamire dhe njerzit e kultures e artit. 
 
Shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, duke bere fillimisht nje retrospektive te ngjarjeve historike te popullit tone, tha se per ta pasur lirine kemi pas frymezim Gjergj Kastriotin Skenderbeun, per ta pas shtetin kemi pas frtymezim presidentin Rugova, ndersa per ta ndertuar veteveten qe kemi aq shume nevoje, e kemi Nene Terezen dhe nuk ka burim me te mire frymezimi se ate, e kemi  model se si duhet te jemi ne jeten tone te perditshme. ''Mburremi te gjithe qe ajo ishte shqiptare, por ne nderin ia kthejme vetes nese behemi si ajo. Nena Tereze e shihte Krishtin, mesuesin tone dhe shpetimtarin tone, sepse njeriu vetem ne pasqyre e sheh veteveten, por bukurine e dashurine e tij, e sheh ne vepra ndaj te tjereve. Ne nuk e ndertojme veteveten me sakrifica te medha dhe skemi nevoje as ta bejme, as me pune te medha, por te gjithe siq thoshte Nena Tereze, mund te bejme pune te vogla me dashuri te madhe, sepse dashuria eshte veper qe nderton paqen e cila na siguron te ardhmen'' tha ipeshkvi, duke apeluar tek te rinjte qe mos ta braktisin vendin e tyre, sepse siq tha, shpresa pa dashuri eshte iluzion, e dashuria per Zotin e vendin do vepra e shprese per te ardhmen.  
 
Ndersa, presidentja Vjosa Osmani, ne flajen e saj tha se Nene Tereza eshte simol i dashurise, paqes e humanizmit dhe e cila u shnderrua ne simbol te perfaqesimit te popullit shqiptar duke kthyer vemendjen e botes kah ne. ''Nene Tereza paraqet njerin nga personalitetet me te shquara kombetare. Ajo shpalosi vlerat me te mira te kombit dhe i shnderroi ne vlera te gjithe njerezimit. Ne duhet te mesojme cdo dite nga dashuria e saj per njerezit. Nuk mund t,ua mbyllim deren te varfereve dhe nevojtarve te tjere sepse siq thoshte presidenti historik Rugova ''shtepia jone eshte edhe e mikut'' u shpreh presidentja Osmani, duke shtuar se presidenti Rugova per projektin human e politik te tij e kishte frymezim vepren dhe shembullin e paperseritshem te Nene Terezes.   
 
Ne kete ngjarje u promovuan dy libra, botime te reja, ai  i imzot Lush Gjergjit e shkruar ne italisht: ''E kam ne zemer popullin tem shqiptar'' dhe ai i famullitarit te Prishtines, dom Fatmir Koliqit: ''Kulture e Krishtere''.
 
Meqenese perkthyesja e librit te imzot Lush Gjergjit, Liljana Cuka dhe shkrimtarja Majlinda Bregasi nuk kishin mundur te vinin ne Kosove per shkak te gjendjes me pandemi, i kishin  derguar tekstet e tyre te cilat i lexuan studentet, Adelina Palushi dhe Jehona Gashi. Sidoqofte, per te fol per librin iu dha fjala, edhe autorit imzot Lush Gjergjit, te cilin Kosova e njeh si biografin me te madh te Nene Terezes. Ai deri me tash, siq e tha, ka shkruar 17 libra kushtuar Nene Terezes, e te perkthyera ne 35 gjuhe te botes, perfshire edhe kete te fundit qe lexuesit i sjell biseda, takime, fjale e porosi te Nene Terezes. ''Shen Nena Tereze eshte nje histori, eshte nje porosi dhe trashegimi'', tha imzot Lush Gjergji duke folur ne vazhdim per jeten dhe vepren e misionares se dashurise, Shen Nene Terezes qe nga lindja e deri ne perfundimin e jetes se saj tokesore. 
 
Per librin e dom Fatmir Koliqit ''Kulture e Krishtere'' foli shkrimtari Ndue Ukaj. Ai mes tjerash tha se ky liber i dom Fatmirit trajton nje varg temash, problemesh dhe persijatjesh per krishterimin si filozofi jete, per shenjtit me origjine ilire, per Shen Palin ungjillzuesin e te pareve tane, per Shen Jeronimin etj. ''Autori shkruan po ashtu edhe per tema kombetare, ditelindjen e gjuhes shqipe, kongresin e alfabetit si ngjarje madhore, pastaj per fene, shkencen, politiken, raportin me boten digjitale e ceshtje te tjera fetare, shoqerore, e kulturore'' tha Ukaj duke shtuar se ky liber meriton te lexohet ngase i sherben nje ideali sublim e kauze te larte, sepse siq ka thene shkrimtari Sami Repishti shqiptaret katolike kane histori 2 mije vjecare te lidhur ne menyre te pazgjidhshme me boten perendimore e me qyteterimin e saj.    
 
Ngjarjen kushtuar ditelindjes se Nene Terezes, e begatuan edhe me interpretimin e tyre te bukur artistet tona te njohura, pianistja Lule Elezi dhe sopranoja, Adelina Paloja, e cila kendoi edhe himnin e Nenes Tereze./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave