Adeodata Paluca, fituesja e çmimit ‘Nënё Tereza’ nё kryedioqezёn Tiranё-Durrёs
Adeodata Paluca, fituesja e çmimit ‘Nënё Tereza’ nё kryedioqezёn Tiranё-Durrёs 08.10.2021 | 11:25
Adeodata Paluca, 15 vjeç, nxënëse e shkollës “YLBER”, e Motrave të Shoqërisë së Zojës Mari, në Tiranë, u vlerësua dhe u shpall nga Komisioni i Arsimit fituese e çmimit 'Nёnё Tereza', si dhuratë imzot Frendo i krijoi asaj mundësinë tё takohet me Papёn Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme tё 6 tetorit 2021. “Me dashurinë e të afërmit, i varfëri pasurohet, pa dashurinë e të afërmit i pasuri varfërohet”. Ka thёnё Shёn Augustini.
 
Adeodata Paluca, 15 vjeç, nga shkolla fillore “YLBER” nё Tiranё, ёshtё fituesja e çmimit ‘Nënё Tereza’ 2021 pёr bamirësi nё kryedioqezёn Tiranё-Durrёs, pasi është dalluar pёr veprat e mira ndaj tё tjerёve dhe ndaj mjedisit.
 
Po kujtojmë se çmimi ‘Nënё Tereza’ është krijuar nga Imzot George Frendos sё bashku me Komisionin e Arsimit tё Arqidioqezës Tiranё-Durrës qё kryesohet nga motër Teuta Buka, saleziane, për nxënësit e shkollave Katolike të Arqidioqezës Tiranё-Durrës që dallohen për bamirësi e vepra të mirë.
 
Çmimi Nёnё Tereza u themelua nga  imzot Frendo pёr t’u dhёnё, vetёm pёr shkollat katolike tё  kryedioqezёs Tiranё Durrёs, atyre fëmijëve qё janё angazhuar nё pёrkujdesin pёr ambientin, pёr vlerat, pёr mikpritjen e fëmijëve tjerë etj.
 
Kёshtu, nxënësja e shkolles fillore “YLBER”, e cila drejtohet nga Motrat e Shoqërisë së Zojës Mari, Adeodata Paluca u vlerësua nga Komisioni i Arsimit e si fituese e  çmimit Nёnё Tereza, e si dhuratë imzot Frendo i krijoi asaj mundësinë tё takohet me Papёn Françesku, ka edhe ndodhi gjatë audiencës së përgjithshme tё mërkurën e kaluar mё 6 tetor 2021. Para audiencës me Papёn, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, Adeodata Paluca tregoi historinё e saj, tё cilёn po ua propozojmë ta dëgjoni.
 
 
Me dashurinë e të afërmit, i varfëri pasurohet
 
Nxënësit që janë vlerësuar e vlerёsohen, nuk janë të tillë vetëm për vete, por edhe për shoqërinё: janë kripë dhe dritë për realitetet tokësore ju jetojnё. “Ju jeni drita e botës”. Jezusi ua thotë këto fjalë, nё Ungjilli (Mt 5,13-16) para së gjithash besimtarëve, nxënësve të tij, që janë të varfrit, të butët, ata që kanë uri dhe etje për drejtësi... Ata janë dritë jo aq pse i përkasin Kishës, ose ngaqë kanë doktrinën e shpëtimit, as sepse janë njerëz të lutjes e besnikë të kultit, por sepse janë të varfër, të butë, të pastër në zemër dhe punëtorë të paqes.. Dashurinё tonё ndaj Zotit dhe ndaj tё afërmit nuk e dëshmojmë vetëm me fjalë, por duke e jetuar personalisht, duke u angazhuar me të tjerët e për të tjerët, siç na tregon edhe shembulli i nxënësve tё mirё. Nxënësit e Zotit duhet të shkrihet e të depërtojë thellë në shoqëri, për t’i dhënë shije vendit e për të futur në botë tharmin e Krishtit. “Me dashurinë e të afërmit, i varfëri pasurohet, pa dashurinë e të afërmit i pasuri varfërohet”. Ka thёnё Shёn Augustini. Shembulli i nxënësve tё mirё i pasuron shkollat si dhe tё gjithё ata qё frekuentojnë kёto ambiente qё janё vatra e shoqёrisё, e sotmja dhe e ardhmja e vendit.
 
Nё vazhdim, ju propozojmё dёshminё e Adeodata Paluca pas takimit qё pati me Papёn Françesku, nё audiencёn e pёrgjithshme, shoqёruar nga imzot George Frendo dhe e ёma e saj.
 
Ta dёgjojmё.. 
 
 
Çka ёshtё çmimi Nёnё Tereza?
 
Motёr Teua Buka, saleziane, na shpjegon se çfarë ёshtё çmimi Nёnё Tereza, si lindi dhe nga kush mund tё  fitohet nё shkollat e Kishёs katolike tё Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs. Ta dëgjojmë Motër Teutën:
 
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave