Hasani zbulon prapaskenat: Në kohën e VLAN-it deshën ta kallnin Gjykatën Kushtetuese
Hasani zbulon prapaskenat: Në kohën e VLAN-it deshën ta kallnin Gjykatën Kushtetuese 09.04.2022 | 23:19
Në 14 vjetorin e miratimit të Kushtetutes së Republikës së Kosovës, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka treguar për Gazetën Insajderi rastet më të rënda që kanë përshkuar punën e tij.
 
Hasani tha se është kërcënuar nga politikanë në kohën sa ishe në krye të Gjykatës. Ai në veçanti ka përmendur rastin e koalicionit VLAN, për të cilët tha se kanë dashur ta djegin objektin e Gjykatës Kushtetuese, por që i ka ndaluar ish-kryetari I LDK-së, Isa Mustafa.
 
“Kryesisht janë zbatuar vendimet në kohën time, por ka pasur raste kur ato kanë hasur në rezistencë primitive dhe kërcnime ndaj meje. E kam fjalën për sjelljet e VLAN-it, për atë videon barbare që e nxorri Ramush Haradinaj kundër meje. Veç kësaj, në rastin VLAN ka pasur organizim për të djegur Gjykatën Kushtetuese, por fal kryetarit të atëhershëm të LDK dhe partisë së tij, z. Isa Mustafa, një përpjekje e tillë e marrë e vlanistëve është penguar”, tha Hasani për Insajderin.
 
Ai po ashtu ka komentuar vendimet e Kushtetuesës pas largimit të tij nga pozita e kryetarit.  
 
Hasani tha se edhe vetë gjyqtarët nuk kanë zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
 
“Ka pasur raste fatkeqe kur edhe vetë gjyqtarët nuk kanë zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese! E kam fjalën për vendimin e saj që ua vazhdoj mandatin gjyqtarëve kushtetues, kur njëri prej tre gjyqtarëve ndërkombëtar, zoti Robert Carolan, u bë dëshmitar i rrejshëm në procedurat penale që nisi pushteti atëhershëm kundër meje”, tha ai.
 
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në fund shtoi se ka raste që ende nuk janë zbatuar vendimet e Gjykatës që nga atëherë e as sot.
 
“Ekziston edhe një rast tjetër që nuk u zbatua në kohën time, i cili ka qenë lidhur me Fabrikën e Tubave në Ferizaj. Siç e shihni, në kohën time ka pasur rezistencë primitive ndaj zbatimit të vendimeve të Gjykatës, bile edhe nga vetë gjyqtarët kushtetues, plus një rast që kurrë nuk është zbatua vendimi i Gjykatës, sot e kësaj dite.
 
Kjo është shumë gabim”, deklaroi Hasani për Insajderin.
 
Gazeta Insajderi ka realizuar një intervistë me Enver Hasanin.
 
Intervista e plotë:
 
INSAJDERI: Cilat janë shkeljet e Gjykatës Kushtetuese nga Qeveria Kurti 1, Qeveria Kurti 2 dhe nga Qeveria Hoti?
 
HASANI: Në rastin Hoti nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese por vendim të Gjykatës Kushtetuese që gabimisht ka vendosur kundër garancioneve kushtetuese nga neni 45 i Kushtetutës së Kosovës. Ai vendim, megjithatë, është zbatuar dhe mirë është që ka ndodhur zbatimi tillë sepse krijojmë standard të respektimit ndaj sundimit të ligjit. Një përbërje tjetër e Gjykatës Kushtetuese heret a vonë do të korrigjoj këtë gabim, ose Kuvendi do të bëj amendamentimin kushtetues që korrigjon një gabim të tillë.
 
Në rastin e qeverisë Kurti 1 ka pasur shkelje gjatë kohls së pandemisë: Qeveria vepronte kundër udhëzimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese, të dhëna në vendimin e saj paraprak se si duhej të administrohej gjendja e pandemisë. Kjo përbën precedent të keq!
 
Në rastin e qeverisë Kurti 2 kemi parë cenim të Kushtetutës para dy ditëve, rasti MAShTI me komunën e Kamenicës. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese me plot të drejtë dhe me një arsyetim profesional të thurrur bukur, e ka shpjeguar shkeljen dhe ndalimin e ndërhyrjes së pushtetit qendror ekzekutiv në punët e garancioneve kushtetuese të pushtetit vendor. Me këtë vendim Gjykata i ka treguar ekzekutivit kosovar se cilët janë kufijt e veprimit dhe kontrollit të qeverisë ndaj pushtetit vendor.
 
INSAJDERI: Si e komentoni ju qëndrimin e Kurtit pasi dolën vendimet e Kushtetutes si ai për Nagavcin dhe që nuk mori ai asnjë masë?
 
HASANI: Nuk ekzistojnë masa që mund të merren kundër ministrave kur ata, me vendimet e tyre, gjenden në shkelje të Kushtetutës. Masa e vetme që mund të ndërmerret është ajo që bëhet me votë të lirë nga qytetari Kosovës, nëse ai qytetar mendon se zonja ministre A. Nagavci ka gabuar. Përgjegjësia e ekzekutivit është kryesisht politike dhe penale. Nuk ka sanksion kushtetues për vendimmarrje që kryhet gjatë ushtrimit të funksionit si anëtar qeverie
 
INSAJDERI: Në kohën kur ju ishit kryetar i Gjykatës vendimet zbatoheshin, rrallë komentoheshin nga politikanët, por tash ndodhë e kundërta, pse?
 
HASANI: Nuk është krejtësisht e saktë kjo që ju e thoni. Kryesisht janë zbatuar vendimet në kohën time, por ka pasur raste kur ato kanë hasur në rezistencë primitive dhe kërcnime ndaj meje. E kam fjalën për sjelljet e VLAN-it, për atë videon barbare që e nxorri Ramush Haradinaj kundër meje. Veç kësaj, në rastin VLAN ka pasur organizim për të djegur Gjykatën Kushtetuese, por fal kryetarit të atëhershëm të LDK-së dhe partisë së tij, z. Isa Mustafa, një përpjekje e tillë e marrë e vlanistëve është penguar. Jo vetëm kaq! Ju rikujtoj se ka pasur raste fatkeqe kur edhe vetë gjyqtarët nuk kanë zbatuar vendimet e Gjyaktës Kushtetuese! E kam fjalën për vendimin e saj që ua vazhdoj mandatin gjyqtarëve kushtetues, kur njëri prej tre gjyqtarëve ndërkombltar, zoti Robert Carolan, u bë dëshmitar i rrejshëm në procedurat penale që nisi pushteti atëhershëm kundër meje. Ekziston edhe një rast tjetër që nuk u zbatua në kohën time, i cili ka qenë lidhur me Fabrikën e Tubave në Ferizaj. Siç e shihni, në kohën time ka pasur rezistencë primitive ndaj zbatimit të vendimeve të Gjykatës, bile edhe nga vetë gjyqtarët kushtetues, plus një rast që kurrë nuk është zbatua vendimi i Gjykatës, sot e kësaj dite. Kjo është shumë gabim!
 
INSAJDERI: Si në rastin e Nagavcit, çka duhet të bëjë kushtetuesja në këtë rast?
 
HASANI: Nuk ka çfarë të bëj. Nuk ka asnjë sanksion për këtë, siç e thash më heret.
 
INSAJDERI: 14 vjet pas, a po i humb vlera e vet Kushtetuesës dhe respektimit të saj?
 
HASANI: Jo, nuk është duke i humbur vlera. Përkundërazi, asaj po shkon duke iu shtuar vlera dhe duke u zbatuar. Këto vështirësi në zbatim janë pikërisht shenjë që po triumfon Kushtetuta e Kosovës, jo logjika e rrugës.
 
INSAJDERI: Cili duhet të jetë roli i Presidentes në raste kur anëtarë të qeverisë e shkelin kushtetutën, dhe a po e bën detyren e saj znj. Osmani në mbrojtje të Kushtetutës?
 
HASANI: Presidenti i Republikës në sistemin tonë kushtetues nuk ka asnjë ingerencë ndaj anëtarëve të Qeverisë. Kjo e fundit, pra Qeveria, i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës, askujt tjetër. Kurse Presidenti i Republikës i përgjigjet vetëm Kushtetutës dhe ligjit./Insajderi
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave