Ju qe punoni. Ju qe paguani taksa. Ju qe ndertoni biznese, krijoni vende pune, mbani familje, prodhoni, rrezikoni, djersiteni. Sot, Kryeministri ne detyre i kesaj Republike, krejt mundin tuaj e hodhi ne toke.
Dardan Sejdiu
Sepse kur, 15 dite para zgjedhjeve, shpërndan para publike me vendim qeverie, kjo nuk eshte kujdes per qytetarin.
Kjo eshte blerje e votes me parate e qytetarit.
Me parate e atyre qe punojne, po mundohet me e mbajte kolltukun ai qe nuk punoi sa duhet per pese vjet.
Pak logjike mjafton.
A ka qene arsimi me 14 shkurt 2021 me keq se sot? Jo. Ne shume gjera, sot eshte edhe me keq, edhe plus kesaj u humben pese vjet.
A eshte shendetesia me mire? Jo. Sot qytetari, 5 vjet ma vone, paguan privatisht per ato qe shteti duhet me ia siguru ne spitalet publike.
A jane faturat e rrymes me te drejta? Jo. Perkundrazi, qytetari paguan me shume, shpesh pa e kuptu as vete si po i faturohet dita, nata, sahati e sistemi.
A eshte prodhimi vendor me i forte? Jo. Parate e Kosoves po vazhdojne me shku jashte, ndersa prodhuesi vendor mbetet ne pritje te nje shteti qe e kujton vetem ne fushate.
E cmimet qysh jane sot? Sa po ju kushton nje vizite ne market?
E rinia cfare bileta avioni po bien, nje-drejtimshe, 40000 cdo vjet dalin?
Keto pare qe sot po shperndahen nuk po vijne nga xhepi i Kryeministrit, se ky kurr nje dite pune se ka per me ia dijte kimetin punes e djerses e pares.
Po vijne nga puna juaj. Nga taksat tuaja. Nga bizneset tuaja. Nga djersa juaj. Dhe po perdoren jo per me ndertu shtet, por per me shpetu pushtet.
Kosova nuk ka nevoje per pako paniku 2 jave para zgjedhjeve.
Kosova ka nevoje per qeveri qe ka ambicie per jashte, e per pune te guximshme ne zhvillim ne Kosove. Qeveri qe punon kater vjet, jo per qeveri qe shan, linqon, ndan, rrit cmime cdo dite, kujtohet per qytetarin kur i afrohet dita e data e votimit./Gazeta Metro