3 milionë faqe, 3 milionë faqe të zeza. Dosja që po bankroton moralisht demokracinë perendimore
3 milionë faqe, 3 milionë faqe të zeza. Dosja që po bankroton moralisht demokracinë perendimore 05.02.2026 | 03:16
Nga Berat Buzhala
 
Janë tri tema të rëndësishme që tash e një kohë e kanë marrë vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore:
 
Irani dhe bisedimet që kanë me u majtë të premten në Oman, shtypja e gjeneralëve në Kinë dhe 3 milion faqet e dosjes Epstein.
 
Dy temat e para, Irani dhe gjeneralët kinezë, janë të rëndësishme për të ardhmen,
kurse dosja Epstein është e rëndësishme me na tregu se kush janë ata që vendosin për të ardhmen.
 
Çfarë njerëzish janë dhe çfarë karakteresh kanë.
 
Ato 3 milionë faqet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane janë shndërru në minierë ari,
për mediat dhe individët që kanë interes me e zbardhë anën e errët të karakterit njerëzor te figurat me peshë botërore.
 
Për me tregu se, në esencë, qenia njerëzore, pavarësisht sofistikimit dhe rritjes së inteligjencës,
kur janë në pyetje impulset dhe pasionet, vazhdon me qenë po ajo kafshë që ka qenë tash e mijëra vjet,
pa marrë parasysh a e ka kryetar të Amerikës, a lord të Anglisë, a princeshë të Norvegjisë.
 
Çka na tregon kjo dosje, me fjalë të thjeshta?
 
Që Jeffrey Epstein thjesht ka qenë mastermind-i i këtij projekti; ka qenë, le të themi kushtimisht, më i guximshmi prej burrave, më transparenti, por kurrqysh ma i ligi.
 
Epstein, në dy-tri intervista që po qarkullojnë në rrjete sociale, e ka pas të qartë se çfarë reputacioni ka dhe çfarë karakteri ka.
 
Nuk është fshehë prej tij. Nuk ka bo përpjekje as me u përmirësu.
 
Nuk mërzitet kur e pyesin “a je ti djalli?”, për sa kohë që pyetësi ia kreh bishtin duke ia dhënë edhe epitetin e njeriut inteligjent.
 
Por, thellë-thellë, kjo nuk e bon atë moralisht njeri ma të keq se Bill Gates-in, Elon Musk-un, Noam Chomsky-n, Bill Clinton-in,
princin e Britanisë a princeshën e Norvegjisë dhe shumë figura të tjera, 
që, në platforma të tjera, në jetën e tyre publike, mbahen, ose mbaheshin, si figura që po kujdesen për njerëzimin,
por, në kthinat e errëta të jetës private, ishin po aq bizarë dhe groteskë sa edhe Epstein.
 
A po kuptoni?
 
Në librin monumental të Dostojevskit, Vëllezërit Karamazov, Plaku Zosima e tregon një histori që njëherë atij ia kishte thënë një doktor:
Sa më shumë e du njerëzimin në përgjithësi, aq më pak e du njeriun në veçanti.
 
Figurat e rëndësishme të përfshira në rrjetin Epstein duken sikur ky mjeku. Vdesin për me shpëtu njerëzimin, punojnë për paqe,
punojnë për me parandalu ngrohjen globale me e shkatërru planetin tonë,
por, kur nuk ka kamera dhe vëmendje, i nënshtrohen pasioneve dhe impulseve shtazore, duke e kërku ndihmën e Luciferrit, Epstein-it, qoftë edhe duke abuzu fëmijë.
 
“Nuk e kam ditë” nuk mundet me thanë askush prej tyre,
sepse po flasim për bashkëpunim me Epstein-in, masiqë ky i fundit është dënu për pedofili nga një gjykatë amerikane,
mirëpo kjo nuk i ka pengu elitën biznesore, akademike dhe politike me u shoqnu dhe rrjetezu me to.
 
Epstein ka vazhdu me marrë ftesa për ivente të rëndësishme sikur mos me pas ndodhë kurrgjo.
 
Ishulli i tij i vogël i Shën Gjonit, Sodoma dhe Gomorra e shekullit 21, i cili gjendet në Virgin Islands, ka vazhdu me u vizitu si kurrë ma parë.
Fëmijët nga Ballkani, paratë dhe ideja nga Rusia, e klientët?
 
Për momentin veç kreu i kishës katolike dhe Barack Obama ende nuk kanë dalë në dosje.
 
Aq larg kanë shku gjanat, sa Trump po doket engjull kur po thotë se “unë jam prishe me Epstein-in, para se ai me u dënu për pedofili”.
 
Ama edhe Trump ka intervistë kur thotë se Epstein-it i pëlqejnë vajzat e reja, sikur edhe atij.
 
Mirë, për karakterin e Trumpit edhe e kena ditë, po çka me i bo familjes mbretërore angleze dhe asaj norvegjeze?
 
Tashmë janë publike fotot, videot dhe emailat, ku trashëgimtarët e familjeve ma të vjetra aristokrate zvarriten para këmbëve të Jeffrey Epstein.
 
Kjo çka po ndodhë është një fiasko morale e Perëndimit. 3 milion faqe të publikuara janë 3 milion faqe të zeza.
 
Ma shumë se sa dami i krimit, është dami i rënies së besimit te elitat.
 
Na jena msu me e pa Bill Gates-in tuj pritë në trotuar, në mënyrë të pafajshme, me e ble një hamburger,
kurse tash nuk mund ta shohim ndryshe, përveçse një mendje malicioze që e pyet Epstein-in qysh me ia dhënë grusë vet,
Melindës, antibiotikun kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilin ai e ka kontraktu në seks të pambrojtur me femrat ruse.
Kurse gjithë ky operacion me u kry pa e kuptu Melinda.
 
Kjo betejë në Amerikë filloi me e dëmtu Trumpin, por nuk po përfundon qysh menduan liberalët.
 
Jo pse Trumpi nuk është në dosje, po sepse Trumpi ka imunitet në tema të tilla.
 
Çka me ju bo ktyne që e kanë shajtë Trumpin saktësisht për këto tema, e po del që kanë pritë në rend me shku mysafir te Epstein?
 
Demokracia Perëndimore ma së shumti po dëmtohet nga rënia e besimit të qytetarit të zakonshëm në elitat që i qeverisin.
 
Kjo çka po ndodhë me dosjen Epstein është edhe një gozhdë e madhe në arkivolin e demokracisë.
 
Njerëz që tjetër çka flasin, tjetër çka bojnë, tjetër qysh jetojnë./Nacionale
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave