Gjeopolitika e Rilindasve, më e saktë se e udhëheqësve të 30 vjetëve të fundit
Gjeopolitika e Rilindasve, më e saktë se e udhëheqësve të 30 vjetëve të fundit 02.04.2024 | 03:37
Nga Shaban Murati
 
Qendra e lindjes, e veprimtarisë kombëtare dhe e kontributit të Rilindjes sonë Kombëtare ka qenë Stambolli. Disa prej rilindasve zhvilluan veprimtarinë kombëtare në Sofie dhe në Bukuresht. Rilindasit arbëreshë e zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare në Itali.
 
Por bën përshtypje historike fenomeni që asnjë rilindas nuk zhvilloi veprimtarinë e tij kombëtare në Athinë, ku shqiptarët e harruar dhanë kontribut vendimtar në pavarësinë e Greqisë. Asnjë rilindas nuk zhvilloi veprimtarinë e tij kombëtare në Beograd.
 
Mos harroni se në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare edhe Greqia, edhe Serbia, ishin shtete të pavarura dhe shtete fqinjë. Rilindasit tanë mendjendritur e kuptuan dhe e dinin nga përvoja historike shqiptare dhe përvoja personale se as Greqia dhe as Serbia nuk mund të ishin kurrë mbështetës të kombit shqiptar as për atë kohë dhe as për të ardhmen.
 
Rilindasit, si mendje të shquara dhe të paarritura nga udhëheqësit e Shqipërisë moderne, e parashikonin dhe e konceptonin më saktë se udhëheqësit postkomunistë orientimin gjeopolitik të Shqipërisë.
 
Fenomeni historik i përjashtimit të Athinës dhe i Beogradit nga biografia jetësore dhe nga veprimtaria kombëtare e Rilindasve tanë të shquar, ka mbetur qëllimisht i panjohur dhe i pastudjuar nga historiogafia, nga akademia e shkencave, nga qeveritë, nga politika, nga diplomacia shqiptare.
 
Rilindja Kombëtare hodhi piketat e gjeopolitikës kombëtare shqiptare dhe dikton të nxirren mësimet e duhura historike për kohën e sotme.
 
Devijimet strategjike të udhëheqësve të Shqipërisë postkomuniste, që në kundërshtim me Rilindasit tanë të shquar, kërkuan strehime strategjike në Greqi dhe në Serbi, janë fatkeqësi kombëtare, që na largojnë nga liria, pavarësia, sovraniteti dhe identiteti kombëtar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave