Nga: Lekë Mrijaj
Mbrëmë, në Stadiumin Fadil Vokrri, u zhvillua një ndeshje e veçantë historike për kualifikim në botëror, në mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Përfaqësueses së Turqisë në futboll.
Edhe unë e kam përcjellë ndeshjen e mbrëmshme në kanalin e Radio Televizionit të Kosovës dhe ajo lojë e mbrëmshme më të vertetë më ka mahnitur nga përfaqësuesja e Kosovës. Që nga fillimi, lojtarët tanë treguan guxim, përkushtim dhe dashuri për fanellën që bartin, e them me plot kuptimin e fjalës se secili lojtar i Kosovës ishte më i mirë se tjetri. Ata pasonin topin bukur, vraponin pa u lodhur dhe luftonin me mish e me shpirt.
Edhe pse rezultati në fund ishte 0:1 për Turqinë, loja e Kosovës ishte shumë e mirë dhe plot shpresë për të ardhmen.
Në stadium shihej se kishte shumë tifozë nga Kosova, Shqipëria e mergata shqiptare, madje edhe të bashkuar si politikanë, të rinj dhe të rritur – që brohorisnin për Kosovën. Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë valëviteshin dhe të gjithë këndonin së bashku. Vërtetë ishte një atmosferë e bukur që tregonte sa shumë e duam vendin tonë.
Ndeshja e mbrëmshme veq tjerash na mëson diçka të rëndësishme se futbolli nuk është vetëm për të fituar, por edhe për të treguar kulturë dhe respekt. Lojtarët tanë luajtën me ndershmëri dhe nuk u dorëzuan deri në fund.
Mbrëmë u binda se Përfaqësuesja e Kosovës ka një ekip të mirë dhe një të ardhme të ndritur. Me punë dhe përkushtim, ata mund të arrijnë suksese edhe më të mëdha.
Prandaj, edhe pse Kosova humbi me rezultatin 0:1, ne duhet ta duam Kosovën gjithmonë: edhe kur fiton, edhe kur humb, sepse Kosova është vendi ynë dhe krenaria jonë.
Unë Kosovën e dua ashtu siç është në të mirë dhe në vështirë.
Faleminderit përfaqësueses dhe lojtarëve të Kosovës për lojën e mbrëmshme të dëshmuar!/Bota Sot