Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t?
Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t? 09.01.2026 | 03:52
Nga: Piro Ahmetaj 
 
Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo vetëm sundonte prej 13 vitesh popullin e Venezuelës por edhe kërcënonte standardet e jetës dhe sigurisë së amerikanëve, si dhe interesat gjeopolitike në kufijtë jugorë të SHBA-ve”!
 
Përmbledhje mbi gjetjet dhe peshën gjeo-politike nga operacioni për prangosjen e Maduros:
 
Pikësëpari, përtej makinerisë helmuese të dezinformimit (deep fake), tmerrit së putinistëve, Kim-Joung-ëve ose sundimtarëve të ngjashëm me Maduron, si dhe kakofonisë së të gjithëditurve kudo në studio/media, fatkeqësisht edhe në Tiranë, Prishtinë etj, këtë operacion: “nuk e gjej kurrësesi agresion për pushtimin e Venezuelës”, por si kontribut për çlirimin e saj, si dhe forcimin e besimit të doktrina/qasja e fortë e Trump: “paqe e imponuar nëpërmjet forcës, ndaj sundimtarëve të marrë nga fuqia e mbi-pushtetit”!
 
Po ashtu, edhe Presidentin Trump e gjej terësisht brenda ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese të shpallura në Strategjinë e Sigurisë - 2025 (e miratuar në Kongres dhe Senat) e cila përfshin: “detyrën e FAA për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, standardeve të sigurisë së qytetarëve si dhe interesave amerikane nga armët e shkatërrimit në masë, emigracioni i paligjshëm, narko-terrorizmi ndërkombëtar, etj”. Thënë këtë, pa asnjë dyshim, “prangosja e Maduros pa lejen e Moskës, etj”, vulosi projektin e Presidentit Trump-2 për:“Amerikën edhe më të madhe/fortë, si dhe imponimin e paqes nëpërmjet forcës”, çka legjitimon përdorimin e fuqisë ushtarake ndaj autokratëve të gjithpushtetshëm, të cilët, përveç sundimit të popujve të tyre, kërcënojnë edhe sovranitetin si dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan!
 
Së dyti, jo vetëm që nuk kishte/ska pushtim nga ShBA-të, por në realitet ky sulm sapo ka ndezur shkëndijën e lirisë për popullin e Venezuelës, Kolumbisë, Kubës, Iranit etj, si dhe shpresës për t’u çliruar nga droga, krimi dhe sundimtarët e gjithpushtetshëm! Prandaj, vetëm disa orë pas prangosjes së Maduros, ShBA-të paralajmëruan edhe Presidentin qesharak kolumbian Gustavo Petro të “mos marrë kot armët”, pasi ka zero mundësi të përballet me ShBA-të në raste të ngjashme.
 
Përdorimi i forcës ushtarake nuk erdhi brenda një dite. Kjo pasi marrëdhëniet SHBA–Venezuelë u përkeqësuan veçanërisht pasi Maduro mori pushtetin në vitin 2013 (sipas OKB-së janë ekzekutuar pa gjyq mbi 20.000 qytetarë); edhe pse zgjedhjet e korrikut 2024 nuk u njohën nga ShBA-të dhe BE-ja, qëndroi dhe e zgjati pushtetin derisa u prangos në rezidencën e tij, duke shpërdoruar fuqinë e shtetit, si dhe duke e kthyer vendin në parajsë të bandave të drogës, si dhe interesave ruse, iraniane, kineze etj. Megjithatë, pas operacionit, ShBA-të konfirmuan se: “do të bashkëpunojnë me një qeveri që do të dalë nga një koalicion gjithëpërfshirës, përfshirë faktorët e moderuar, opozitën zyrtare, si dhe diasporën e Venezuelës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve demokratike dhe stabilitetit të vendit”.
 
Së treti, jo që nuk është kurrësesi pushtim, por dhe nuk ka “asnjë thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe as ka si të jetë një precedent i rrezikshëm”, pasi ShBA-të kurrë nuk kanë synuar dhe as kanë shpallur, pushtim të tërësisë territoriale të Venezuelës. Në të kundërt, e kanë theksuar fort se: “nuk janë në luftë me Venezuelën, por me sundimtarët e atyre që zbrazin burgjet dhe dërgojnë të varurit/sëmurët mendorë nga droga drejt ShBA-së, duke kërcënuar jetën e amerikanëve dhe interesat gjeopolitike të ShBA-së”, qofshin në Venezuelë, Kolumbi, Kubë, Iran e kudoqofshin!
 
Për më tepër, nuk gjej asnjë krahasim me agresionin neo-nazist të Rusisë putiniste rreth 4 vjet më parë, e cila synonte jo vetëm pushtimin e Ukrainës, por edhe rendin global, vlerat demokratike, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE). Kështu ndërsa në fushëbetejën pêr/me Ukrainën janë vrarë dhe plagosur rëndë mbi 1.5 milion ushtarë rusë dhe qytetarë të pafajshëm, në këtë rast, pra në më pak se 5 orë operacion për prangosjen e sundimtarit, forcat ushtarake të ShBA-së vranë personelin e të sigurisë së sundimtarit (- 100), pra nuk u sulmua me raketa dhe dronë vrasës, etj asnjë spital, shkollë, qëndër banimi dhe infrastrukturë jetike për jetën e qytetarëve venezuelas.
 
Së katërti, prangosja e Maduros kurrësesi nuk mund të definohet si pushtim, edhe pse sigurisht vulosi me forcën e armëve fundin e rendit të vjetër të sigurisë (KS/OKB), si dhe konfirmoi de facto themelimin e një rendi të ri, i cili mund edhe të identifikohet me emrin e Donald Trump. Gjithësesi duhet thënë se rendi i vjetër ra edhe për shkak të pak sukseseve, por shumë dështimeve, prej pafuqisë kritike të rendit të vendosur në 1945. Për ta ilustruar këtë mjaftojmë ulërimat e gjenocidi Serbenicës, kur 8000 fëmijë, gra dhe pleq u ekzekutuan barbarisht “para syve të kaskaveBlu të OKB-së” nga makineria kriminale e Millosheviçit!
 
Së pesti/fundmi, në operacionin “Absolute Resolve”, mbi 150 avionë, përfshirë dronë u nisën nga 20 baza ushtarake, zgjati vetëm 4:45’ dhe pati zero humbje, duke nxjerrë tërësisht jashtë luftimi sistemin e mbrojtjes ajrore të një vendi që shpenzon mbi 6 miliardë $ në vit për mbrojtjen, çka denostroi jo vetëm një nga operacionet “më diskret, më të shpejt, më preçiz dhe më të suksesshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë fuqia ushtarake e ShBA-ve”.
 
Nga ana tjetër, pafuqia reaguese (zero) e Venezuelës ngre edhe disa pikëpyetje kritike për aftësitë/efiçencën operacionale të sistemeve dhe armatimeve të mbrojtjes ajrore të prokuruara/blera nga Kina dhe Rusia, pasoja që do të reflektohen në vijimësi nga çdo vend ?!
 
Në përmbledhje, asnjë shtet tjetrër botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka dhe nuk ka për të patur në 100 vitet që vijnë, fuqi ushtarake për të realizuar operacione të përafërta me këto 2 raste (përfshi sulmin me 6 avionë B-2 me kosto 2-bilion $; 37 orë fluturim; 10-ra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35 ndaj bazave bërthamore të Ajatollah-ut të Iranit) shërbejnë edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj Putinit, Kim Jong, etj, nëse guxojnë të kërcënojnë interesat amerikane apo këdo nga 32 vendet anëtare të NATO-s.
 
II. Mësime dhe këshilla strategjike për RSh dhe Kosovën:
 
Ndërsa përveçse fantazi delekuentësh, nuk gjej asnjë krahasim mes rastit Maduro dhe RSh dhe asnjë vendi tjetër të NATO-s, por përtej kësaj krize hibride, pra: “demokracia fasadë dhe opozit e refuzuar/diskredituar nga riciklimi i listave të neveritura në 4 zgjedhjet e fundit si dhe shtetit të dështuar/lapur nga korrupsioni endemic”, rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave të pushtetit, mbetet jo vetëm këshilla nr. 1, por dhe sfida dhe misioni jetik i mbarë-shqiptarëve./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave