Nga Besim Prishtina
Socialistët e Kosovës, të formësuar në periudhën e lirisë 1999-2026 e kanë jetën të vështirë, sepse nuk e durojnë lirinë dhe progresin ekonomik privat dhe shtetëror.
Socialistët e luftojnë pronën private, jo pse vet s’kanë pronë private, por për shkak se edhe “tjerët” kanë pronë private.
Socialistët vuajnë nga xhelozia dhe lakmia kur e vërejnë shopping qendrën më të bukur në Europë…Prishtina Mall, dhe i cilësojnë investitorët me konotacione negative, duke i quajtur si oligark, të pasur, hajna, kapitalistë…etj. dmth nëse je i pasur dhe super punëtor-biznismen, je hajn ose kapitalist!!!
Socialistët i urrrejnë universitetet private duke moralizuar për universitetet private si biznise që janë për profite. Universitetet publike poashtu jane biznise, dhe punojnë për profite.
Socialistët i urrejnë 130+ pishina fantastike private, 500 + hotele-motele, mijëra restorante dhe dhjetëra rezorte malore, si dhe rezortet-hotelet fenomenale: Vali Ranch, Step Arena, Grand Hotel Belushi, Batllava Premium Resort, Ysabel Society, Illyrian Hill, Emerald Hotel, Sirius Hotel, Ujëvarat e Drinit Resort…
Socialistët e urrejnë agro-biznisin privat duke e kritikuar një agro- biznismen çë i ka mbjellë rreth 1 milion trupa pemësh (Frutomania).
Socialistët më përpara i rrëzojnë: Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall, Dukagjini Residence, ndërtesat 42 katëshe në Prishtinë, Roof-Top-in Ysabel Society, se me e rrëzue objektin me 7/8 metra katror, siç është një strukture e lloqit në qendër të Prishtinës, përballë shtëpisë së shëndetit, ose ndërtesën koti të ngjitur me ndertesën e komunës së Prishtinës, çë u cilësuan si trashëgimi historike!!!
Socialistët bëjnë pyetjet xhelozike : ku po marrin pare “këta” që po ndërtojnë, po kanë restorane fantastike, hotele, shtëpia, automjete, fabrika, …?
Socialistët ankohen se janë privatizue disa dhjetëra fabrika të shkatërruara në vitet 1990-ta, por nuk i përmendin mbi 17 000 mijë biznise prodhuese private të regjistruara në ARBK, të cilat punojnë shkëlqyeshëm.
Socialisti i observon ose vëzhgon vetëm restorantet, hotelet, resortet, shtëpitë e bukura, pishinat, por kurrë nuk i observon 17 000+ bizniset prodhuese, as 70 000+ bizniset tjera ku punohet shumë dhe me nderë. Si pasojë socialisti pohon se : në KS askush nuk punon por gjithë ditën rrijnë nëpër kafe-restorante!!!
Socialistët i urrejnë bankat PRIVATE, të cilat biznise bankare janë mundësi e madhe zhvillimore, dhe gjeneratorë të ndërtimtarisë dhe zhvillimit ekonomik.
Socialistët përveq pronës private, e urrejnë edhe mendimin e shprehur “privatisht”. Mediumet e lira janë targeti kryesor i socialistëve, sepse mediat e lira shprehin mendimet e lira, e jo të kontrolluara sikurse mediat socialiste.
Në socializëm ska liri të shprehjes, as liri të heshtjes, sepse nëse heshtë, je kundër socializmit. Në socializëm lejohet vetëm papagallizmi shtetror socialist, dmth përsëritja e mendimeve të shprehura nga diktatura e proletariatit.
Sociologët, historianët & politikanët, gazetarët…. çë pohojnë se socializmi ka dështuar në të gjitha vendet ku ështe aplikuar si formë e organizimit shtetror, janë totalisht gabim, sepse qëllimet e socializmit kanë qenë të dhunshme, shkatrruese dhe vrastare, çë don të thotë se socializmi ka pasë suksese të veta, kudo çë është aplikuar.
Socializmi ka pasë suksese, duke filluar nga socializmi vrasës i mbi 25 milion njerëzve në Bashkimin Sovjetik 1917-1991, Socializmi Nacionalist në Gjermani 1933-1945 me mbi 17 milion viktima., dhe socializmat vrastar në Europen Lindore si dhe në disa shtete Aziatike sikurse Kina, Vietnami, Korea Veriore, Laosi (rreth 80 milion viktima)
Socializmi më i suksesshëm për kah brutaliteti u aplikua në Cambodia ku u vranë rrethë 25% të popullatës, apo rrethë 3 milion njerëz, për katër vite të aplikimit të socializmit (1975-1979).
Prandaj socializmi nuk ka dështuar në realizimin e planeve socialiste, por ka triumfuar duke i vra dhe plaqkitë njerëzit dhe duke shkatrruar gjithëçka çë kanë pasë mundësi të shkatrrojnë.
Socializmi gjithmonë aplikohet me dhunë nga liderët toksiko-sociopat & bashkëmendimtart e tyre./Gazeta Metro