Nga: Nue Oroshi
Në dy shkrimet që kam shkruar para disa ditësh: Mjaft është mjaftë dhe Pse asnjë shqiptarë i besimit katolik nuk është emruar Ministër në Qeverinë Kurti 3 kisha burime të sakta nga politika gjermane se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës sa vjen e po rrezikohët. Elementët e islamit politik në Republikën e Kosovës që paguhen nga Serbia,Turqia dhe Irani kanë nisë ta ndijnë vetën të fortë pasi që institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë duke marrë asnjë veprim për të burgosur dhe për të denuar për shkak se po bëjnë veprime kriminale në Republikën e Kosovës. Ata në vend që të burgosën ato grupe po fuqizohen.Pse nuk vepron kundër këtyre grupeve Prokuroria e Republikës së Kosovës,policia dhe institucionet e tjera shtetërore. Është shumë interesantë të theksohet se pikë goditëse e këtyre grupeve të islamit politik në Kosovë janë atdhetarët shqiptarë. Ato grupet e islamit politik para eprorëve të tyre serb,turq e iranian janë të nxitur që tash ta tregojnë vetvetën për ti arsyetuar pagesat milionshe që kanë marrë këto organizata terroriste nga Serbia,Turqia e Irani. Burimet politike gjermane me informuan ditë më parë se shqiptarët e besimit katolik, prifterinjët katolik si dhe shqiptarët e besimit islam që janë properëndimor dhe që i kundërshtojnë këto grupe do të jenë cak i sulmeve.Nuk janë të rastësishme edhe sulmet ndaj priftit atdhetar dr.don Shan Zefi historian i Mesjetës i cili në doktoraturën e tij pasqyron qartë fenomenin e Laramanizmit në Kosovë si dhe në viset shqiptare. Dr.Don Shan Zefi është prifti atdhetarë i cili ka më shumë se katërdhjetë vjet që është në shërbim të kombit shqiptar. Roli i dr.don.Shan Zefit për Pavarsinë e Republikës së Kosovës është shumë i madh e sidomos bashkëpunimi i Dr.Don Shan Zefit me Presidentin Historik të Republikës se Kosovës dr.Ibrahim Rugova.
Përveç dr.Don Shan Zefit në shenjestër te islamit politik ishte edhe atdhetari, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK, dhe autori i dhjetra librave për masakrat serbe në Kosovë. Autor i botimit të librave për vrasjen e 1450 fëmijëve shqiptarë,autor i shumë filmave dokumentarë për vrasjet dhe masakrimet në Republikën e Kosovës dr.Nusret Pllana.
Dr Nusret Pllana gjatë tërë jetës ishte dhe është në shërbim të kombit shqiptarë. Dikush habitet se pse sulmohen vetëm atdhetarët shqiptarë nga grupet e islamit politikë. Përgjigjja është e qartë.Islami politikë në Kosovë paguhet nga Serbia,Turqia e Irani.Prandaj ata duhet ti sulmojnë atdhetarët shqiptarë sepse ishin pikërisht këta atdhetarë të cilët në bashkëpunim me Amerikën, Evropën, UÇK dhe NATO-n ia sollën lirinë Kosovës. Një vërejtje për institucionet e Republikës së Kosovës.Veproni sa nuk është bërë vonë.Se kur islami politik në Repubikën e Kosovës të filloj me gjuajtjen e bombavc nuk është larg syve që edhe fëmijët tuaj mund ta pësojnë nga këto sulme terroriste.Institucionet e dinë se kush janë ato portale,gazeta, shoqata dhe organizata që janë në krah të islamit politik.
Dr.Don Shan Zefi dhe Dr.Nusret Pllana janë shqiptarë të pastër atdhetarë që tërë jetën e tyre ia kushtuan atdheut.Nuk është e rastit që në ditët në vijim do të kemi edhe sulme të tjera të atdhetarve shqiptarë, madje pas luftës në mes të Amerikës dhe Iranit këto forca politike mund të fillojnë edhe ndonjë provokim terrorist në Kosovë./Bota Sot