Të sulmosh Rugovën e Aganin, do të thotë të fyesh vetë Kosovën
Të sulmosh Rugovën e Aganin, do të thotë të fyesh vetë Kosovën 25.09.2025 | 16:17
Nga Faton Mehmeti
 
Në fakt, është pikërisht ky mentalitet përjashtues që ka sjellë ndarje, përçarje dhe ka lënë plagë të thella në skenën politike të Kosovës.
 
Deklarata e Xhavit Halitit, se “Rugova, Agani dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së te Clintoni”, është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe një tentativë e qëllimshme për të rishkruar historinë sipas oreksit politik të ditës.
 
Të akuzosh Rugovën, simbolin e rezistencës paqësore, Fehmi Aganin, mendimtarin që u vra mizorisht nga regjimi serb, dhe Veton Surroin, një nga zërat më të artikuluar të shoqërisë civile, për “propagandë kundër UÇK-së”, është në minimum fyerje ndaj memories së popullit të Kosovës.
 
Në kohën kur këta personalitete lobonin për njohjen e tragjedisë së Kosovës në qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes, ka pasur struktura të caktuara të UÇK-së që përfaqësoheshin me dyshime, mungesë uniteti dhe shpesh me akuza për pazare politike e financiare. Të gjithë e dinë se pa Rugovën dhe grupin e tij nuk do të kishte derë të hapur në Washington, as te Clinton, e as te kancelaritë evropiane.
 
Ky lloj diskursi nga Haliti është përpjekje për të ulur kontributin e të tjerëve, për ta paraqitur veten dhe rrethin e tij si të vetmit “mbrojtës të kombit”.
 
Në fakt, është pikërisht ky mentalitet përjashtues që ka sjellë ndarje, përçarje dhe ka lënë plagë të thella në skenën politike të Kosovës.
 
Historia e UÇK-së nuk mund të përdoret për të shlyer figurat që ishin të ndryshme në qasje, por të barabarta në sakrificë për lirinë. Rugova dhe Agani nuk mund të fshihen nga kujtesa kolektive me deklarata boshe. Përkundrazi, është koha që Xhavit Haliti dhe të ngjashmit të reflektojnë se me këtë lloj fjalori nuk po mbrojnë UÇK-në, por po i bëjnë dëm trashëgimisë së saj.
 
Historia nuk shkruhet me shpifje, as me deklarata që përçajnë. Historia e Kosovës ka vend për Rugovën, për Aganin, për Surroin, për UÇK-në dhe për çdo qytetar që sakrifikoi. Nuk ka vend vetëm për ata që duan ta shesin të vërtetën për interesa personale./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave