Tërheqja e Kërkesës nga Presidentja dhe Kufijtë Kushtetues të Kompetencës
Tërheqja e Kërkesës nga Presidentja dhe Kufijtë Kushtetues të Kompetencës 07.08.2025 | 03:38
Nga: Qani Shabani
 
“Kur shqetësimet institucionale adresohen jashtë kanaleve zyrtare, ato nuk janë vetëm pa bazë, por shndërrohen në instrumente të rrezikshme që dëmtojnë integritetin dhe besueshmërinë e institucioneve shtetërore.”
 
Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për të tërhequr një kërkesë të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues 30-ditor, ka hapur debat të gjerë juridik dhe institucional. Në thelb të diskutimit është pyetja: A ka Presidentja të drejtë të tërheqë kërkesën dhe a është e ligjshme arsyeja e dhënë për tërheqje.
 
Sipas nenit 113 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së një situate me Kushtetutën
 
Presidentja e ka arsyetuar tërheqjen me faktin se gjyqtari Radomir Laban ishte caktuar si gjyqtar raportues, dhe se ai përbën, sipas saj, rrezik për sigurinë kombëtare.
 
Sipas nenit 4 të Kushtetutës së Kosovës, pushteti gjyqësor është i pavarur dhe nuk i nënshtrohet ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv apo legjislativ.
 
Caktimi i gjyqtarit raportues është çështje e rregullave të brendshme të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund të diktohet nga Presidentja, edhe nëse ka shqetësime për sigurinë kombëtare. Nëse ekzistojnë dyshime reale, ekzistojnë rrugë institucionale për hetim dhe veprim, jo ndërhyrje indirekte përmes tërheqjes së një rasti
 
Në këtë kontekst, do të kishte qenë shumë më korrekte dhe në përputhje me etikën institucionale që Presidentja të adresonte paraprakisht shqetësimin në mënyrë zyrtare përmes kanaleve përkatëse – siç është informimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese apo autoriteteve të sigurisë – dhe të elaboronte qartë natyrën dhe bazën e dyshimeve të saj. Vetëm pas kësaj, dhe nëse do të kishte arsyetim të qëndrueshëm ligjor, do të mund të shqyrtohej legjitimiteti i një tërheqjeje të tillë.
 
Duke e ditur që Gjykata Kushtetuese ka 7 gjyqtarë, largimi apo mospjesëmarrja e njërit bën të pamundur kuorumin për vendimmarrje. Sipas nenit 19 të Ligjit për Gjykatën, minimumi 5 gjyqtarë duhet të votojnë për një aktvendim
 
Kërkesa që aktivizon një masë të përkohshme (si në këtë rast) nuk duhet të tërhiqet në mënyrë të motivuar politikisht, sepse rrënon besimin në qëllimin e drejtë të procedurës kushtetuese
 
Presidentja, në përputhje me Kushtetutën, ka të drejtë të paraqesë kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dhe teorikisht, edhe t’i tërheqë ato. Por në rastin konkret, kjo tërheqje vjen në një moment kur Gjykata duhet të vendosë mbi një çështje jetike kushtetuese. Bazohet në një arsyetim të papërshtatshëm ligjërisht, lidhur me caktimin e një gjyqtari. Rrezikon të paralizojë Gjykatën përmes mungesës së kuorumit. Përbën cenim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së gjyqësorit
 
Në përputhje me ligjin, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë dhe detyrë të vazhdojë shqyrtimin e çështjes nëse ajo ka rëndësi për rendin kushtetues – gjë që në këtë rast është e pamohueshme
 
Neni 20.4 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese
 
“Nëse kërkesa tërhiqet pas pranimit të saj, Gjykata Kushtetuese mund të vazhdojë shqyrtimin nëse vlerëson se çështja paraqet rëndësi të veçantë për rendin kushtetues ose të drejtat dhe liritë themelore”./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave