116 vjet nga lindja e shkrimtares që shkroi librin ‘Pipi Çorapëgjata’, Astrid Lindgren
116 vjet nga lindja e shkrimtares që shkroi librin ‘Pipi Çorapëgjata’, Astrid Lindgren 15.11.2023 | 15:19
Astrid Anna Emilia Lindgren është shkrimtare e shquar suedeze.
 
Lindgren u lind me 14 nëntor 1907. Gjatë shkollimit ishte shquar si nxënëse e mirë. Përveç si shkrimtare ajo punoi edhe si redaktore.
 
Ajo është më e njohur për disa seri librash për fëmijë, me Pippi Longstocking, Emil of Lönneberga, Karlsson-on-the-Roof dhe Six Bullerby Children, dhe për disa romane të zhanrit fantazi për fëmijë
 
Lindgren punoi në Bordin editorial të Letërsisë për Fëmijë, në shtëpinë botuese Rabén & Sjögren në Stokholm dhe shkroi më shumë se 30 libra për fëmijë. Në vitin 2017, ajo u llogarit si autorja e 18-të më e përkthyer në botë.
 
Kryevepra e saj Pipi Çoropëgjata është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Ky libër është bërë edhe film, ku personazh kryesor ka qenë vajza e saj me emrin Pipi.
 
Lindgren deri në vitin 2010 kishte shitur afërsisht 167 milionë libra në mbarë botën. Në vitin 1994, asaj iu dha çmimi Right Livelihood Award për “autorësinë e saj unike kushtuar të drejtave të fëmijëve dhe respektimit të individualitetit të tyre”.
 
Kundërshtimi i saj ndaj ndëshkimit trupor të fëmijëve rezultoi në ligjin e parë në botë për këtë çështje në 1979, ndërsa fushata e saj për mirëqenien e kafshëve çoi në një ligj të ri, Lex Lindgren, në kohë për ditëlindjen e saj të 80-të.
 
Astrid Lindgren vdiq me 28 janar te vitit 2002./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave