Baleti Kombëtar i Kosovës hap festivalin në Shkup me ‘Carmina Burana’
Baleti Kombëtar i Kosovës hap festivalin në Shkup me ‘Carmina Burana’ 03.06.2026 | 15:37
Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Shkup në kuadër të Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern, ku është i ftuar të hapë edicionin e këtij viti me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.
 
Shfaqja do të jepet më 6 qershor 2026, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup.
 
Nga Baleti Kombëtar i Kosovës është bërë e ditur se pjesëmarrja në këtë festival vlerësohet si një nder dhe mundësi për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon, si dhe për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit.
 
Sipas njoftimit, programi i festivalit i dedikohet edhe prezantimit të artistëve të rinj dhe ndarjes së përvojës skenike me publikun dhe profesionistët e fushës./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave