Këngët e Krishtlindjes /Kush kryeson në top listë për këtë vit
Këngët e Krishtlindjes /Kush kryeson në top listë për këtë vit 20.12.2023 | 02:05
Jemi në prag Krishtlindjesh dhe shumë nga këngët festive po “luftojnë” të qëndrojnë në vendin e parë për këtë vit.
 
Listës zyrtare të këngëve i janë bashkuar edhe disa ikona muzikorë si, The Beatels dhe Spice Girl të cilët vite më parë kanë kryesuar në top listë.
 
Sky News më poshtë ka rënditur disa nga pretendentët që kryesojnë në listë për këtë vit.
 
Wham! – Last Christmas
 
Hiti i vitit 1984 është numri një në tabelën e rënditjes duke siguruar kështu vendin e parë për javën e dytë me radhë. Kënga melankolike e George Michael dhe Andrew Ridgeley për një “dashnor të përbuzur” është një ndër të preferuarat. Nëse do të vazhdojë të kryesojë në rënditje do të jetë hera e parë si numri një i Krishtlindjeve.
 
Creator Universe – I Wish It Could Be Christmas Everyday
 
Universi i Krijuesit është në garë për këngën më të mirë të Krishtlindjes, me një kopertinë të mrekullueshme të Wizzard-it të vitit 1973. I Wish It Could Be Christmas Everyday u publikua më 15 dhjetor, më qëllimin se fitimet që do të nxirrte do tja jepte bankës “The Trussell Trust”, e cila drejton rreth 1200 banka ushqimore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
 
Mariah Carey – All I Want For Christmas
 
“Superylli”amerikan theu rekordet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar kur All I Want For Christmas arriti të kryesonte në dhjetor të vitit 2020 -26 vjet pas publikimit të saj. Edhe këtë vit është i suksesshëm duke u renditur në vendin e tretë në tabelën e javës së kaluar. Kënga ka qenë në top 40 për sezonin festiv çdo vit që nga viti 2007.
 
The Pogues featuring Kirsty MacColl – Fairytale Of New York
 
Pas vdekjes së këngëtarit të The Pogues Shane MacGowan muajn e kaluar, në internet ka nisur një fushatë për ta cuar këngën e vitit 1988 në vendin e parë. Gruaja e MacGowan’s ,Victoria Mary Clarke tha se kënga “duhet të jetë numri një i Krishtlindjeve për këtë vit, unë jam shumë në favor të kësaj”.
 
Jack Harlow – Lovin On Me
 
Reperi amerikan Jack Harlow vazhdon të jetë i pesti në rradhë me këngën e tij Lovin On Me.Kënga ishte në vendin e parë për tre javë radhazi në nëntor dhe dhjetor, duke e bërë atë këngën e parë të Harlow në krye të listës në Mbretërinë e Bashkuar. Një pjesë e këngës u bë virale në TikTok përpara publikimit të saj.
 
Noah Kahan – Stick Season
 
Hiti i suksesshëm i këngëtares amerikane në Mbretërinë e Bashkuar u ngjit në vendin e dytë në tabelën e javës së kaluar pas 11 javësh. Popullariteti i këngës së 26-vjeçares u rrit nga një cover i realizuar nga ylli i popit Olivia Rodrigo.Kahan, u shfaq për herë të parë në listë në tetor dhe ka qenë në vendin e dytë për dy javë.
 
Ed Sheeran and Sir Elton John – Merry Christmas
 
Ed Sheeran dhe Elton John kryesuan në listën e këngës së Krishtlindjes në vitin 2021.Megjthatë, dyshja për tre javë jo të njëpasnjëshme atë vit kryesoi në top listë ashtu sikuse arriti në numrin tre në tabelat e Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Këtë vit ishte në vendin e gjashtë në tabelën e javës së kaluar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave