Artistja zvicerane e grafitit gjen shtëpinë dhe ripërtëritjen në Kosovë
Artistja zvicerane e grafitit gjen shtëpinë dhe ripërtëritjen në Kosovë 03.11.2023 | 03:05
Krissy Suire “Made by Stern” para veprës së saj në Pristinë.
 
Foto: Vera Leysinger/SWI swissinfo.ch
 
Kur erdhi në Kosovë, artistja e grafitit Krystel (Krissy) Suire priti një vend konservativ mysliman, me plagë dhe të zymtë pas luftës së vitit 1998-99, që ende qëndron si hije në politikat regjionale. Por menjëherë, pasi arriti te dalja në aeroport, asaj iu shuan ato paragjykime nga një thirrje e ngrohtë e me zë të lartë: “Oh Stern, je këtu!” “Organizatori i festivalit hapi krahët e tij dhe bërtiti ‘Mirëserdhe në Kosovë!’”, rikujton ajo me lot gëzimi. “Më përqafoi dhe menjëherë u ndjeva si në shtëpi”.
 
Artistja e grafitit, Krystel (Krissy) Suire, erdhi për herë të parë në Kosovë pesë vjet më parë, për të marrë pjesë në një festival arti të rrugës.
 
“Ishte ora 8:30, aeroporti ishte bosh, dhe pyeta veten çfarë po bëja këtu me një kapele me një njëbrirësh në kokë?”, rikujton zvicerania, e cila njihet gjithashtu me pseudonimin Stern apo “Ylli” në shqip.
 
Ajo priti një vend konservativ mysliman, me plagë dhe të zymtë pas luftës së vitit 1998-99, që ende qëndron si hije në politikat regjionale. Por menjëherë, pasi arriti te dalja në aeroport asaj iu shuan ato paragjykime nga një thirrje e ngrohtë e me zë të lartë: “Oh Stern, je këtu!”
 
“Organizatori i festivalit hapi krahët e tij dhe bërtiti ‘Mirëserdhe në Kosovë!’”, rikujton ajo me lot gëzimi. “Më përqafoi dhe menjëherë u ndjeva si në shtëpi.”
 
Njerëz mendjehapur, jetë e gjallërishme nate
 
Në Festivalin e Artit të Rrugës dhe të Grafiteve, Krystel Suire, e cila preferon të thirret Krissy, u ndie budallaqe, sepse kishte veshur bluzë me mëngë të gjata dhe pantallona në të nxehtin e verës.
 
“Nuk doja të lëndoja ndjenjat e askujt dhe mendova se në një vend mysliman kjo ishte mënyra e duhur për t’u veshur”, thotë ajo. “Por derisa muzika hip-hop po luhej me zë të lartë nga altoparlantët, unë isha e rrethuar nga shumë vajza në pantallona dhe bluza të shkurtra”.
 
Në vend të një shoqërie të shtypur dhe konservatore, Krissy gjeti një shoqëri të hapur dhe jetë nate të gjallërishme në Prishtinë.
 
Ishin disa probleme në jetën e saj në Zvicër, të cilat bënë që ideja e migrimit diku i kishte kaluar nëpër mendje, por në Kosovë?
 
Për ta përjetuar më mirë Kosovën, ajo u rikthye për të qëndruar për një muaj, pas vizitës së saj në vitin 2018. Në natën e fundit të atij muaji testues, ajo takoi një burrë i cili do të bëhej më vonë shoku me të cilin do ta ndante apartamentin. Pranoi që të ruante një dhomë për të, për tri ditë pas kthimit të saj në Zvicër, derisa të mendonte. Por ende pa mbërritur në vendbanimin e saj Yverdon-les-Bains, ajo mori vendimin. Do të shpërngulej në Kosovë.
 
“Shpërngulja ime në Kosovë ishte si një lindje për herë të dytë”, thotë Krissy. “U bëra një njeri i ri dhe bëra paqe me veten”. Pikërisht këtu, Stern bëri emër si artiste grafitesh.
 
Sot ajo vazhdon të lulëzojë dhe është pjesë e pandashme e skenës “rave” në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje.
 
Arti “Made by Stern”
 
Arti i grafitit të Krissyt është shumë i njohur. Personazhet e saj ikonike dhe muralet shumëngjyrëshe mund të shihen pothuajse në çdo qytet të Kosovës. Ndër projektet e tjera, asaj iu kërkua të pikturonte Observatorin e Prishtinës, një qendër shkencore dhe arsimore e astronomisë që hapi dyert në verën e vitit 2022.
 
Swissinfo.ch u takua me Krissyn nga fascinimi me një pikturë murale 12 metra në hapësirën e bashkëpunimit “Lavjerr’S”. Kjo është arsyeja pse artistja e ka mbështjellë dhomën me orë surrealiste. Nuk ka asnjë lidhje me traditën zvicerane të bërjes së orëve. Në fakt, artistja e vlerëson jetën në Kosovë si shumë më pak të planifikuar në krahasim me vendlindjen e saj, Zvicrën.
 
“Në Zvicër i kam ditur gjithmonë planet e mia gjashtë muaj përpara”, shpjegon Krissy. “Tani bëj plane çdo tri javë”.
 
Ajo punoi katër ditë për muralin në “Lavjerr’S”. “Rreth gjashtë orë në ditë – por gjashtë orë intensive”, thotë artistja. Gjatë realizimit të veprës nuk hëngri e nuk piu, dhe s’foli me askënd. Ky, sipas saj, është niveli i përqendrimit që i nevojitet për të punuar me sukses.
Murali i Krissyt para objektit të hapësirës “Lavjerr’S” në Prishtinë (Vera Leysinger/SWI swissinfo.ch)
 
Por edhe niveli i saj intensiv i përqendrimit nuk mund ta mbante larg mikpritjen kosovare. Klientët e saj vazhdonin të vinin me limonadë, bakllava dhe drekë. “E vlerësoj shumë dhe më bënë të lumtur, por më thyen përqendrimin”, thotë ajo.
 
Figurat e saj veçuese “Made by Stern” janë përkëdhelëse, me tipare të buta të fytyrës dhe sy të stërmadhuar. “Brenda jam më e shoqërueshme, por arti im është më amësor, i qetë dhe i butë”, thotë ajo. “Kushdo që sheh artin tim duhet të ndiejë paqe të brendshme”.
 
Për të nuk është e rëndësishme nëse pikturat e saj dekorojnë një zyrë apo një mur në rrugë. “Unë e shoh veten si artiste”, thotë ajo. “Ajo që e kthen artin tim në art rrugësh është shiu apo gërvishtjet nga makinat apo dikush që shkruan mbi të”. Krissy aktualisht po planifikon performanca në të cilat arti i rrugës do të bashkohet me muzikën. Asaj i intereson ndërveprimi midis tingullit dhe ngjyrave.
 
Në Kosovë përgjithësisht ka interesim më të madh se çfarë bën ajo si artiste, si e bën dhe pse e bën atë. “Në vend që të pyesin ‘A mund të sigurosh jetesën prej saj?’ si në Zvicër, në Kosovë ata pyesin ‘Oh, a mund të shoh diçka?’”, shpjegon artistja. “Në Zvicër ndihesha fajtore që ndihesha e lirë”, shton ajo. “Është ndryshe këtu”.
 
Një jetë si një pllakë gramafoni
 
Një rrjet i madh miqsh siguruan që Krissy të mos kishte probleme për të ndërtuar jetën e saj të re në Kosovë. E ndihmuan atë me gjithçka, nga nënshkrimi i kontratës së qirasë deri te krijimi i biznesit të saj.
 
Për një kohë të gjatë mbante një llogari në Zvicër për t’ua lehtësuar kontaktin klientëve atje, por si banore e Kosovës ajo ishte e dyshimtë nga klientët zviceranë.
 
“Për shkak se unë jetoj në Kosovë, disa njerëz mendojnë se pas punës sime fshihet diçka ose se jam në mafia”, thotë ajo. E bezdisi mjaftueshëm sa ta deaktivizonte llogarinë e saj bankare në Zvicër.
 
Kreativiteti i saj nuk ndalet vetëm te muret (Foto: Vera Leysinger/SWI swissinfo.ch)
 
“Unë jetoj në Kosovë”, thotë ajo. “Klientët e mi punësojnë dikë që jeton në Kosovë, kështu që ata duhet të përshtaten me rregullat kosovare.
 
Përndryshe, ata mund të punësojnë dikë në Zvicër. Nuk më intereson kjo. Unë kam klientë këtu. Kam klientë dhe atje”.
 
Në Kosovë ajo pikturon për organizata joqeveritare dhe kompani. Në Zvicër, klientët e ”Made by Stern” përfshijnë, ndër të tjera, qytetin e Gjenevës.
 
Është e qartë se ka më pak burokraci në Kosovë sesa në Zvicër. Por edhe këtu është në rritje, thotë ajo. Krissy e vlerëson sigurinë, sigurisht, por të gjitha këto formalitete bien ndesh me anën e saj anarkike.
 
“Jeta në Kosovë ndihet si analoge, si një pllakë gramafoni”, shton ajo. “Jeta në Zvicër është si një MP3: digjital”. Krissyt nuk i pëlqen fakti që Kosova po i ngjan më shumë Zvicrës. “Setet e DJ-ve janë gjithashtu më të mira kur luhen disqe”, thekson ajo. “Unë dua që jeta ime të mbetet si një grup vinili”.
 
“Është keq të jesh zvicerane jashtë vendit”
 
Artistja e grafitit nuk e ka idenë se ku do të jetojë gjatë gjithë jetës së saj. Por tani për tani ajo thotë se është shumë e lumtur në Kosovë. Të qenit shtetase zvicerane jashtë vendit ka të metat e veta. “Është keq të jesh zvicerane jashtë vendit”, thotë ajo. “Sigurisht, pasaporta zvicerane është e dobishme, edhe kur më ndalon policia. Por është gjithashtu e keqe, sepse disa njerëz janë të mirë me ju vetëm sepse duan diçka nga ju”.
 
Për fat të mirë, shqipja e saj, një gjuhë zyrtare në Kosovë, tani është mjaft e mirë, saqë shumica e njerëzve mendojnë se ajo vjen nga Shqipëria.
 
“Në Shqipëri më pyesin nëse vij nga Kosova”, thotë ajo. “Në Kosovë më pyesin nëse vij nga Shqipëria. Shumicën e herëve them vetëm ‘po’”.
 
(Marrë nga swissinfo.ch. Përktheu: Enis Bytyqi)
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave