Ai tha se është i bindur se Kosova nuk paraqet kërcënim për askënd, dhe se në botëkuptimin e tij, Qeveria në Beograd është kërcënimi për Ballkanin.
“Unë jam i bindur që serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi” – tha Walker.Për këtë libër, Qeveria kishte miratuar një propozim-vendim për ndarjen e 70 mijë eurove.
Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendëskryeministre e Kosovës, tha se ndihet e nderuar që ekziston një ambasador, nga të vetmit, si Walker, që i tregoi botës të vërtetën se çka ndodhi në Reçak.Thirrjen e tij për atë se çka ndodhi në Reçak të Shtimes, Gërvalla e quajti si një kontribut që iu bashkëngjit të vërtetës që Kosova të çlirohet nga NATO.
“Ambasador, e kam të vështirë të gjej fjalët sa sa admirim e respekt keni nga institucionet e Kosovës, por këtë besoj e shihni sa respekt dhe admirim keni kur ecni mes qytetarëve apo diasporës” – tha Gërvalla në fjalën e saj gjatë promovimit.Agron Mehmeti, përfaqësues i Reçakut, ndau kujtime të mira në mes atyre kohëve të këqija që po përjetonin.Për të, Reçaku e vlerëson Walkerin si një bekim.“Sa herë vjen janari neve banorëve të Reçakut na shtohet dhimbja dhe pikëllimi, por dhimbja dhe pikëllimi kthehet në krenari kur takojmë ambasadorin William Walker”- tha Mehmeti.
“Ai e njoftoi botën me atë se çka po ndodhte në Kosovë” – tha Mehmeti.Tash dy vite, një ditë para përvjetorit të Masakrës së Reçakut, William Walkerit i ishte ndarë titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në praninë e kryeministrit Albin Kurti.Më 15.01.1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë dhe i masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak.
Ish-ambasadori, William Walker e kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe ka pasur rol kyç për dokumentimin e Masakrës së Reçakut.Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni
këtu.