Nën drejtimin e dirigjentit Marion Wood, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës së bashku me koret ndërkombëtare dhe vendore po finalizojnë përgatitjet për koncertin e 31 marsit 2026 në Sallën Kamerale të Filharmonisë së Berlinit.
Kjo mbrëmje do të sjellë një eksperiencë unike korale 360°, me pjesëmarrjen e solistëve Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson.
Ky koncert shënon debutimin historik të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin gjerman, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të kulturës muzikore të vendit.