Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive.
UNESCO thekson se, arkivat audiovizive tregojnë histori për jetën dhe kulturat e njerëzve nga e gjithë bota. Ato përfaqësojnë një trashëgimi të paçmuar e cila është një afirmim i kujtesës sonë kolektive dhe një burim i vlefshëm i njohurive pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, social dhe gjuhësor të komuniteteve tona.
Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe sigurimi që ajo të mbetet e aksesueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm është një synim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës si dhe për publikun në përgjithësi.
Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Digjitalizimi i historisë sonë të përbashkët të UNESCO-s” me këtë qëllim.
Kjo ditë botërore ofron një rast për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për nevojën për të marrë masa urgjente dhe për të njohur rëndësinë e dokumenteve audiovizive.
Në këtë mënyrë, kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi për Shtetet Anëtare të UNESCO-s për të vlerësuar performancën e tyre në lidhje me zbatimin e Rekomandimit të 2015-ës në lidhje me ruajtjen dhe aksesin në trashëgiminë dokumentare, përfshirë formën digjitale./atsh/KultPlus.com