Tahiri: Kurti po negocion vetë, nuk e respekton opozitën e as popullin
Tahiri: Kurti po negocion vetë, nuk e respekton opozitën e as popullin 11.11.2022 | 02:10
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka thënë për IndeksOnline se kryeministri Kurti pp tregohet mjaft kontraverz në një situatë tejet të ndjeshme.
 
“Është vetë kryeministri kontraverz dhe qeveria më veprime kontraverze. Derisa Amerika thonë që Kosova nuk po koordinohet, në anën tjetër Qeveria Kurti madje edhe presidentja e thanë më plot gojën që ne po koordinohemi, por nuk po tregojnë më kë po koordinohen. Po e përdorin fjalën “po koordinohemi më Aleatët”, por si përfundim duhet parë më kë po koordinohet Kurti. Edhe takimi mes kryeministrit me opozitën, ku opozita hapur tha se nuk u pajtuan për çështjen e koordinimit, kur Kurti është kundër koordinimit më amerikanët”, tha ajo për IndeksOnline.
 
Tahiri theksojë se Kurti po negocion prapa shpinës së popullit dhe nuk e po respekton opozitën.
 
“Qeveria vetë ka negociuar marrëveshje, qe sa muaj, e ka mbajtur të fshehtë Është dashtë që Borelli të na tregoj, madje në fillim të qershorit i është dorëzuar ndërkohë që qeveria nuk e ka pranuar, e ka mbajtur fshehtë. Madje edhe sot nuk është e qartë, d.m.th. vetë negocion, krejt punët po i bën vetë Kurti dhe vetëm Qeveria prapa shpinës së popullit, mos të flasim që nuk e respekton fare opozitën. Marrëveshja do të shkojë në parlament dhe numri i votave duhet të jetë 2/3 të votave të parlamentit dhe tashmë janë minus 10 deputetë, meqë minoriteti serbë u tërhoqën, nuk ekziston ajo 2/3 për një marrëveshje finale, ndërsa Kurti tashmë veç e dha sinjalin. Gjithçka po bëhet nga Qeveria që nuk është e lejueshme, nuk është demokratike është diçka që opozita ka qenë mjaft e përmbajtur”, ka thënë Tahiri.
 
Ish-kryenegociatorja Tahiri tha se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të sjell benefite të mëdha, si anëtarësimi në OKB dhe njohja e Kosovës nga shtetet e tjera.
 
“Marrëveshja finale nuk duhet të përmbajë formulime të paqarta, formulime që nuk përmbajnë zgjedhje siç është premtimi, jo Kosova behët anëtare e OKB-së, këtu nuk mund të garantohet një marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja duhet të garantojë njohje reciproke mes dy shtete dhe duke arritur në këtë njohje gjitha problemet që janë të hapura apo marrëveshjet e pa zbatuara që zgjidhin automatikisht të tjerat. Madje njohja reciproke sjell edhe anëtarësimin në OKB vetvetiu apo vendet që nuk na kanë njohur, të na njohin mbas kësaj marrëveshje. Këtu janë deklaruar edhe shumë vende që në momentin që arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ato vende do të njohin Kosovën. Çëlsi është të njohja reciproke”, bëri të ditur Tahiri./IndeksOnline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.