FMN miraton 690 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për Ukrainën
FMN miraton 690 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për Ukrainën 21.07.2026 | 02:35
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një disbursim të menjëhershëm prej rreth 690 milionë dollarësh (rreth 600 milionë euro) për Ukrainën, në kuadër të programit të huasë që mbështet ekonominë e vendit gjatë luftës me Rusinë.
 
Me këtë këst të ri, shuma totale e fondeve të lëvruara nga FMN-ja për Kievin arrin në 2,2 miliardë dollarë, nga një paketë financimi që kap vlerën e përgjithshme prej 8,1 miliardë dollarësh.
 
Pagesa vjen pas një rishikimi të programit të reformave, në të cilin Ukraina është angazhuar të ruajë stabilitetin ekonomik dhe të zbatojë ndryshime në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, sistemi tatimor dhe politika monetare.
 
Sipas FMN-së, pavarësisht luftës që vazhdon që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmeve të përditshme ruse, Ukraina ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Institucioni vlerësoi se rezultatet e deritanishme të programit kanë qenë “në përgjithësi të kënaqshme”.
 
Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi se Ukraina vazhdon të tregojë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe theksoi se ruajtja e stabilitetit makroekonomik mbetet prioriteti kryesor i vendit në kushtet e luftës./atsh
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.