Trump troç Iranit: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish
Trump troç Iranit: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish 21.07.2026 | 02:34
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të rënda pas vrasjes së disa ushtarëve amerikanë gjatë fundjavës.
 
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se çdo sulm ndaj forcave amerikane do të marrë një përgjigje shumë më të ashpër.
 
“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do të paguajë shumëfish për atë vrasje”, shkroi Trump.
 
Ai shtoi se ky urdhër u është përcjellë Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefit të Shtabit të Përbashkët, gjeneralit Daniel Caine, si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë.
 
Ndërkohë, ushtria amerikane identifikoi të hënën dy ushtarë që humbën jetën në Jordani, teksa mbronin një bazë nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë.
 
Autoritetet po kryejnë analiza për të konfirmuar nëse mbetjet e gjetura i përkasin edhe një ushtari të tretë, i cili rezulton i zhdukur pas të njëjtit sulm.
 
Po ashtu, në Irak humbi jetën edhe një tjetër ushtarak amerikan gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një droni iranian, raporton The Guardian, transmeton Sinjali.
 
Me këto viktima, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën me Iranin, e cila sipas këtij raportimi nisi në fund të shkurtit me përfshirjen e SHBA-së dhe Izraelit, ka arritur në 17.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.