Gëzuar ditëlindjen, Papa Leoni XIV! Faleminderit që je zë dhe misionar i paqes
Gëzuar ditëlindjen, Papa Leoni XIV! Faleminderit që je zë dhe misionar i paqes 14.09.2026 | 03:10
Më 14 shtator 2026, Papa Leoni XIV feston 71-vjetorin e lindjes. Viti i parë i papnisë të tij është shënuar nga thirrja e palodhur për paqe, nga Udhëtimet Apostolike, nga dialogu dhe nga kujdesi i veçantë për dinjitetin e çdo njeriu. Ad multos annos, Sancte Pater - urime Atë i Shenjtë!
 
Leoni XIV  mbushi 71 vjeç. Sot, më 14 shtator, Ati i Shenjtë Prevost Leoni XIV feston 71-vjetorin e lindjes. Nga mbarë bota, në Vatikan kanë mbërritur urime, përshëndetje dhe mesazhe mirënjohjeje për Bariun e Kishës universale.
 
Ndër urimet e para për Papën Leoni XIV ishin edhe ato të Kryesisë së Konferencës Ipeshkvnore Italiane (CEI), e cila i përcolli përshëndetjet e Kishave vendore të Italisë dhe e falënderoi për shërbimin e tij. Ipeshkvijtë italianë vlerësuan veçanërisht theksin që Papa Leoni XIV i ka kushtuar Ungjillit si themel i jetës së Kishës, si dhe fesë, e cila jetohet si një takim personal dhe i gjallë me Krishtin.
 
Ata kujtuan gjithashtu edhe thirrjen e Papës Prevost drejtuar Kishës për të qenë një bashkësi misionare, për të qenë një famulli kishtare që dinë të mirëpresin dhe për të qenë një strukturë strehimi ku çdo besimtar mund të marrë pjesë dhe të japë kontributin e vet.
 
Duke iu referuar edhe fjalëve të Papës gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, të së dielës që kaloi, ipeshkvijtë italianë nënvizuan edhe lidhjen e thellë mes faljes dhe paqes: aty ku mungon pajtimi, lindin konfliktet; aty ku falja gjen vend, hapet rruga drejt paqes.
 
Një vit nën shenjën e paqes
 
Që nga fillimi i papnisë të tij, paqja ka qenë një nga fjalët më të dashura dhe më të përsëritura nga Papa Leoni XIV. Që në fjalimin e parë pas zgjedhjes, kur foli për një “paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse”, Ati i Shenjtë Prevost ka vijuar t’i kthehet kësaj thirrjeje në Udhëtimet e tij Apostolike, në takimet me njerëzit dhe autoritetet, si dhe në fjalimet drejtuar botës.
 
Gjatë vitit të parë të papnisë, Leoni XIV ka folur më shumë se 400 herë për paqen dhe pajtimin. Krahas tyre, në fjalët e tij janë ripohuar edhe tema të tjera që përshkojnë misionin e tij papnor: bashkimi, dialogu, shpresa dhe dinjiteti i njeriut.
 
Udhëtimi i tij i parë Apostolik e çoi Papën Leoni XIV në Turqi dhe në Liban. Në Nikea, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Parë Ekumenik të Kishës, Ati i Shenjtë Prevost vuri në qendër bashkimin e të krishterëve, ndërsa në Liban u ndal te rruga e dialogut dhe e paqes.
 
Më pas, Papa Leoni XIV u bë Papa i parë që vizitoi Monakon dhe Algjerinë. Në Annaba, Hiponën e lashtë, ai u ndal në vendet e lidhura me Shën Augustinin. Gjatë vizitës në Spanjë, u bë gjithashtu Papa i parë që iu drejtua Parlamentit spanjoll.
 
Një Kishë që ecën me njeriun
 
Më 6 janar, Papa Leoni XIV përmbylli Vitin Jubilar 2025, të nisur nga Papa Françesku, duke mbyllur Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit. Në qendër të këtij viti të parë të papnisë ka qenë edhe kujdesi për njeriun përballë sfidave të kohës sonë.
 
Në enciklikën e tij të parë, Magnifica humanitas, Papa Leoni XIV iu drejtua veçanërisht sfidës së inteligjencës artificiale, duke kujtuar se teknologjia, sado e fuqishme të jetë, duhet të mbetet gjithmonë në shërbim të dinjitetit njerëzor, lirisë, përgjegjësisë dhe të mirës së përbashkët.
 
Edhe në Dilexi te, Nxitjen Apostolike të nisur nga Papa Françesku, Ati i Shenjtë Prevost u kthye te një temë thelbësore e Ungjillit: dashuria për të varfërit. Këtë vëmendje Leoni XIV e shprehu edhe gjatë vizitës në Lampeduzë, Itali, në muajin korrik, ku u takua me migrantë dhe dëgjoi historitë e tyre.
 
Paqja, bashkimi dhe dinjiteti njerëzor
 
I lindur në Çikago më 14 shtator 1955, Papa Leoni XIV hyn sot në vitin e  72-të të jetës. Pas një viti të parë papnor intensiv, të shënuar nga udhëtime, takime dhe thirrje për një botë më të bashkuar, tri fjalë duket se përmbledhin zemrën e misionit të tij si Pasardhës i Shën Pjetrit e këto janë: paqja, bashkimi dhe mbrojtja e dinjitetit të njeriut
 
Në një botë të lodhur nga luftërat dhe përçarjet, zëri i Papës vazhdon të jetë një thirrje e thjeshtë, por e fuqishme: të mos humbasim shpresën dhe të punojmë së bashku për paqen.
 
Ad multos annos, Sancte Pater - urime Atë i Shenjtë!/Radio Vaikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.