Historiani më eminent në botë: SHBA’ja duhet ta eliminojë regjimin djallëzor në Iran
Historiani më eminent në botë: SHBA’ja duhet ta eliminojë regjimin djallëzor në Iran 16.01.2026 | 03:12
Do të ishte e pakuptim që Perëndimi të qëndrojë duarkryq teksa regjimi islamist i mullahëve vazhdon vrasjet masive të protestuesve kudo nëpër Iran, tha historani i njohur britanik, Niall Ferguson, përcjell Gazeta Metro.
 
Ferguson tregoi se si një gabim i madh që u bë gjatë luftës në Irak ishte nënvlerësimi i fuqisë që do ta fitonte Irani pas rënies së diktatorit Saddam Hussein. Zgjidhja më e mirë tash, sipas tij, është rrëzimi i teokracisë në Teheran.
 
”Zgjidhja më e mirë që mendoj unë është të hiqet teokracia, është shumë jopopullore. Pak iranianë do ta vajtonin”, tha historiani i klasit botëror.
 
Më tej, ai argumentoi se rrëzimi i teokracisë islamiste do t’i bënte nder vetë Iranit, rajonit, por edhe botës në përgjithësi.
 
”Do të ishte, pa fije dyshimi, një përfitim për iranianët e zakonshëm; do të ishte përfitim për rajonin në tërësi dhe për botën, të hiqet ky regjim djallëzor prej faqes së dheut. Le ta bëjmë!”, tha në fund Ferguson për The Free Press.
 
Ferguson ka qenë një zë i fuqishëm në favor të politikës së jashtme të SHBA-së në Administratën Trump, duke përfshirë sulmin ndaj Iranit vitin e kaluar dhe kapjen e diktatorit Maduro në Venezuelë po ashtu./gazetametro.net
 
Historian @NFergus argues the U.S. should finish the job in Iran.
“Get rid of the theocracy…It would be, without question, a benefit to ordinary Iranians; it would be a benefit to the region as a whole—and indeed the world—to remove this evil regime from the face of the earth.… pic.twitter.com/rarnfUW0wv
— Conversations with Coleman (@ConvoswColeman) January 15, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.