Imzot Caccia në OKB: të nderojmë Françeskun duke i rikthyer shpresën botës
Imzot Caccia në OKB: të nderojmë Françeskun duke i rikthyer shpresën botës 30.04.2025 | 03:53
Në seancën e jashtëzakonshme plenare në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork, Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB kujton figurën e Papës: shembulli i samaritanit të mirë uroj që të fitojë mbi globalizimin e indiferencës.
 
“Mënyra më e mirë për të përkujtuar Papa Françeskun sot është të marrim pishtarin e shpresës dhe të rizbulojmë frymën që, tetëdhjetë vjet më parë, çoi në krijimin e kësaj organizate, Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të gjithë të mund të punojmë për një botë më të mirë për brezat që do të vijnë pas nesh.” Këto janë fjalët përmbyllëse që Kryeipeshkvi imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, i drejtoi dje, më 29 prill, Asamblesë së Përgjithshme të mbledhur në Nju Jork në një seancë të jashtëzakonshme plenare për të përkujtuar figurën e Papës që ndërroi jetë të hënën e Pashkëve të kaluar.
 
Një homazh që kurorëzoi pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në funeralin e Françeskut, të shtunën e kaluar, më 26 prill, dhe vendimin për të ulur flamurin blu në gjysmështizë në të gjitha zyrat kryesore, gjithashtu të martën e kaluar.
 
Fjala e Françeskut në OKB
 
Imzot Caccia përmendi tre imazhe të Françeskut. Në imazhin e parë, idealisht të bërë më 25 shtator 2015, Papa foli nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po përgatitej të miratonte planin e saj pesëmbëdhjetëvjeçar. Një program që, kujtoi Imzot Caccia, Françesku e përcaktoi si “një shenjë e rëndësishme shprese”, duke i ftuar udhëheqësit botërorë të kujdesen për “themelin e zhvillimit integral njerëzor”, “që është e drejta për jetë”.
 
Një zë i përbashkët shprese
 
Imazhi i dytë ideal është një "foto çifti". Ishte viti 2019 dhe Papa Françesku priti Sekretarin e Përgjithshëm Guterres në Vatikan, një vit para se OKB-ja të festonte 75-vjetorin e saj. Imzot Caccia i kujtoi asamblesë deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Papa dhe Guterres "në një mënyrë të paparë më parë" përmes një video mesazhi, në të cilin ata e ftuan botën të mos kthehej "në anën tjetër përballë padrejtësisë, pabarazisë, skandalit të urisë botërore, varfërisë, fëmijëve që vdesin sepse nuk kanë ujë, ushqim, kujdesin e nevojshëm". «Ata kujtuan», tha Imzot Caccia, «gjendjen e vështirë të të gjithë të zhvendosurve dhe të atyre që largohen nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë». Për më tepër, shtoi përfaqësuesi i Vatikanit, Papa dhe Guterres deklaruan bashkërisht se gara e armatimeve dhe riarmatimi bërthamor "kërkon hakmarrje para syve të Zotit".
 
Pandemia më e këqe
 
Imazhi i tretë i Papa Françeskut, i evokuar nga Imzot Caccia në asamblenë e OKB-së, është një “foto ideale” e vetmisë së dëshpëruar. Është fjala për Statio Orbis, “lutjen për të gjithë botën – të cilën Françesku e kryesoi më 27 mars 2020, gjatë pandemisë Covid-19, në një Sheshin e errët dhe të boshatisur të Shën Pjetrit”. «Në atë moment», komentoi prelati, «e gjithë bota e kuptoi se jemi të lidhur dhe të ndërvarur në mënyrë të pandashme.
 
Koronavirusi goditi vendet e pasura dhe të varfra, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim». Por, që në fillim të papnisë së tij, shpjegoi vëzhguesi i përhershëm, Françesku paralajmëroi se në realitet pandemia më e keqe është ajo morale, të cilën ai e përcaktoi si “globalizimi i indiferencës”.
 
«Kjo», tha imzot Caccia, «na mpirë dhe, paradoksalisht, pikërisht kur dikush ka nevojë për ndihmën tonë, ne distancohemi».
 
Ilaçi i vetëm për indiferencën
 
Papa Françesku tregoi antidotin për të gjitha këto në vitin 2020 me letrën enciklike “Fratelli tutti”. Është figura ungjillore e “Samaritanit të Mirë” që nuk e kthen kokën nga ana tjetër, por “kujdeset për të plagosurit dhe të braktisurit në cep të rrugës”. Sepse, përfundoi Imzot Caccia, duke cituar Papa Françeskun, “nuk ka alternativë tjetër” përveç “besimit në pjesën më të mirë të shpirtit njerëzor”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.