Përmbytjet në Mozambik lënë mbi 150 viktima dhe 800 mijë të prekur
Përmbytjet në Mozambik lënë mbi 150 viktima dhe 800 mijë të prekur 05.02.2026 | 01:35
Përmbytjet masive në Mozambikun jugor dhe qendror kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 150 personave dhe kanë prekur rreth 800 mijë të tjerë, pas reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve, përfshirë Limpopon.
 
Autoritetet thonë se bëhet fjalë për disa nga përmbytjet më të rënda në dekada, me qindra miliona dollarë dëme në infrastrukturë, bujqësi dhe banesa.
 
Edhe pse reshjet janë zbutur, sipërfaqe të mëdha toke mbeten ende nën ujë dhe mijëra familje janë zhvendosur në qendra emergjente, raporton “Al Jazeera”, transmeton Klankosova.tv.
 
Në provincat Gaza dhe Maputo, shumë zona urbane dhe rurale janë izoluar, ndërsa mungesa e ushqimit, shërbimeve sanitare dhe rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga uji po rëndojnë situatën humanitare, veçanërisht për fëmijët.
 
Pavarësisht vështirësive, banorët dhe ndihma ndërkombëtare po përpiqen të përballojnë krizën. “Është shumë e dhimbshme, por duhet të rindërtojmë dhe të kthehemi në shtëpi”, thonë të prekurit nga përmbytjet. /Klankosova.tv
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.