Papa:"Pranë Madagaskarit, goditur nga ciklonet. Lutem për viktimat e familjarët e tyre"
Papa:"Pranë Madagaskarit, goditur nga ciklonet. Lutem për viktimat e familjarët e tyre" 16.02.2026 | 01:35
Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit, Leoni XIV u shprehu solidaritetin atyre që u prekën nga erërat shkatërrimtare të stuhive Fytia dhe Gezani, të cilat shkaktuan vdekje dhe lëndime dhe shkatërruan qendrat e banuara. Papa, më pas, u shprehu urimet më të mira popullatave aziatike, që kremtojnë Vitin e Ri hënor: "Qoftë mundësi për të shikuar drejt së ardhmes, duke ndërtuar paqe dhe prosperitet për të gjithë popujt".
 
Papa Leoni XIV u shprehu "afërsinë" të gjithë banorëve të Madagaskarit, të prekur nga ciklonet Fytia dhe Gezani. E në përfundim të Lutjes së Engjëllit të Zotit ë kësaj së dielë, 15 shkurt,  kujtoi vendin afrikan, ku afërsisht 400,000 njerëz janë në një situatë emergjente për shkak të erërave shkatërruese që, në dhjetë ditë, shkaktuan vdekje e lëndime e rrënuan shtëpi dhe ndërtesa.
 
Jam pranë popullsive të Madagaskarit, të goditura së fundmi nga dy ciklone, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke.
 
Vdekjet dhe dëmet
 
Sipas njoftimeve nga autoritetet lokale, cikloni Gezani rrëmbeu afërsisht 40 jetë njerëzish, veçanërisht në qytetin e dytë më të madh të ishullit të Oqeanit Indian, Toamasina, i cili ende nuk ka ujë dhe, në pjesën më të madhe, e as energji elektrike. Në fillim të shkurtit, Cikloni Tropikal Fytia mbyti shtatë vetë dhe detyroi më shumë se 100,000 banorë të braktisnin shtëpitë e tyre. Ndërsa pritet dërgimi i punonjësve të ndihmës dhe furnizimeve ushqimore nga Franca dhe vende të tjera, sot Papa Leoni XIV shprehu mbështetjen e tij nga Sheshi i Shën Pjetrit, në Vatikan.
 
Lutem për viktimat dhe familjet e tyre dhe për të gjithë ata që kanë pësuar dëme serioze.
 
Ambientet për festimet e Vitit të Ri Hënor në Pekin (ANSA)
 
Urime për Vitin e Ri hënor
 
Papa - i cili këtë pasdite do të shkojë në Ostia për vizitën e tij të parë baritore në një famulli romake - i dërgoi përshëndetjet e tij personale nga dritarja e Pallatit Apostolik për Vitin e Ri Hënor, i cili do të festohet ditët në vijim nga "miliarda vetë" në Azinë Lindore e në pjesë të tjera të botës.
 
Është festa, që bie më 17 shkurt, njëherësh me mbërritjen e pranverës dhe fillimin e vitit, bazuar në ditën e Hënës së Re. Festë e ndjerë thellë - emri kinez është 春节 Chūn Jié, i përkthyer si "Festivali i Pranverës"- e i jetuar si kohë e ribashkimit familjar dhe solidaritetit me të tjerët.
 
Kjo festë e gëzueshme na inkurajoftë t’i jetojmë më intensivisht marrëdhëniet familjare dhe miqësitë; uroj që të sjellë qetësi në shtëpi e në shoqëri; e edhe që të jetë  mundësi për ta shikuar së bashku të ardhmen, duke siguruar paqe e prosperitet për mbarë popujt.
 
Me urimet për Vitin e Ri, kremtimet e të cilit zgjasin 16 ditë, nga nata e Vitit të Ri deri në Festën e Fenerëve, Papa Leoni u shprehu “të gjithëve” dashurinë e tij, duke  kërkuar për secilin "bekimin e Zotit"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.