Senatori amerikan John Hoeven ka shpërthyer me deklaratë ndaj regjimit të egër e famëkeq islamist të Ajetullahut duke cilësuar se ata e kuptojnë vetëm forcën, duke paralajmëruar se ” kjo është serioze dhe se ndryshimi duhet të ndodhë”, transmeton Gazeta Metro.
Hoeven edhe një herë ka paralajmëruar regjimin e Ajetullahut që mos të provojë forcat me SHBA-në pasi që Trump “është kali i fortë”, duke iu referuar një barsolete amerikane.
“Ka vetëm një gjë që Ajatollahët në Iran e kuptojnë, dhe kjo është forca. Dhe në Lindjen e Mesme, ekziston një shprehje e vjetër, vini bast për kalin e fortë. Dhe Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara janë kali i fortë”, tha republikani i Dakotës së Veriut për Fox News.
Hoeven e përshkroi sistemin terrorist qeverisës të Iranit si “eksportuesin më të madh të terrorizmit në botë” që shtyp iranianët dhe mbështet grupe të tilla si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthitët.
“Ky është lloji i regjimit shtypës nga i cili po vuan populli i Iranit tani”, tha ai, duke iu referuar marshimeve të së shtunës, kur qindra mijëra iranianë dolën në rrugë kundër qeverisë së Iranit në të gjithë botën.
Hoeven foli gjithashtu për rolin që luan Princi në mërgim Reza Pahlavi dhe shtoi se “në fund të fundit, duhet të jetë për atë që dëshiron populli iranian për qeverisjen e tij”./gazetametro.net
On @FoxNews with @JonScottFNC today we spoke about supporting the Iranian people as they rise up for freedom and the need to stand with Israel against oppressive regimes like Iran that preach terrorism. pic.twitter.com/iQ2R6EeB8O
— Senator John Hoeven (@SenJohnHoeven) February 16, 2026