Papa: mjaft më luftë! Jo veprimeve që nxisin spiralen e dhunës në Lindjen e Mesme
Papa: mjaft më luftë! Jo veprimeve që nxisin spiralen e dhunës në Lindjen e Mesme 15.04.2024 | 03:35
Në pëfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Françesku shprehu dhimbjen dhe shqetësimin për sulmet e Iranit kundër Izraelit dhe kërkoi të frenohet çdo veprim "që mund të ushqejë spirale dhune".
 
Më pas Papa rikujtoi zgjidhjen me dy shtete: "Askush nuk duhet ta kërcënojë ekzistencën e të tjerëve, të gjitha kombet duhet të radhiten përkrah paqes dhe t’i ndihmojnë izraelitët e palestinezët të jetojnë në dy shtete, në siguri. Është dëshira e tyre legjitime dhe e drejta e tyre"
“Mjaft me luftë, mjaft me sulme, mjaft me dhunë, po dialogut e po paqes”.
 
Zëri i Papës është solemn, si në të gjitha çastet vendimtare për botën. Në mes të tensionit ndërkombëtar për shkallëzimin e konfliktit në fuçinë e barutit të Lindjes së Mesme, pas sulmit të mbrëmshëm të Teheranit kundër Izraelit me qindra dronësh dhe raketash lëshuara në tri valë, Papa, nga dritarja e Pallatit Apostolik, në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore rinisi një thirrje "të dalë nga zemra" - siç e përcaktoi ai vetë - për paqe dhe negociata.
 
Jo, një ndeshjeje më të madhe luftarake!
 
Pas lutjes mariane, Papa ndan me mijëra besimtarët që mbushin përplot Sheshin e Shën Pjetrit, “shqetësimin” dhe “dhimbjen” personale për lajmin që mbërriti orët e fundit mbi “rëndimin” e situatës në Izrael, “për shkak të ndërhyrjes së Iranit”. Më pas u drejtohet atyre që kanë përgjegjësi në këtë situatë:
 
“Të ndalohet çdo veprim, që mund të nxisë spirale dhune, me rrezikun e zvarritjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh lufte”.
 
Dy shtete, krah për krah, të sigurt
 
Prej këndej, Françesku përsërti thirrjen për zgjidhjen "me dy shtete" për Izraelin dhe Palestinën, e mbështetur gjithmonë nga Selia e Shenjtë.
“Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve, të gjitha kombet duket të radhiten nga ana e paqes dhe t’i ndihmojnë izraelitët e palestinezët të jetojnë në dy shtete, krah për krah, të sigurtë”, pohoi Papa.
 
“Është dëshira e tyre e thellë dhe legjitime dhe e drejta e tyre. Dy shtete fqinje”.
 
Armëpushim në Gaza, lironi pengjet izraelite
 
Shikimi i Ipeshkvit të Romës  u përqendrua, në vijim, tek Rripi i Gazës, ku Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Hamasi, njoftoi së fundmi një numër të ri vdekjesh, mbi 33,700 nga 7 tetori deri më sot:
 
“Të arrihet sa më shpejt armëpushimi në Gaza dhe të ndiqen rrugët e bisedimeve. Bisedime vendosmërisht, që të ndihmohet ajo popullsi e zhytur në një katastrofë humanitare”.
 
Lutuni për paqe
 
Papa Françesku, si gjithnjë që nga shpërthimi i konfliktit, përsërti thirrjen për lirimin "e menjëhershëm" të pengjeve izraelite, rrëmbyer gjashtë muaj më parë e edhe sot në duart e Hamasit. Ndërmjet tyre, gra dhe fëmijë. Papa priti një grup familjarësh, të hënën e kaluar, në Pallatin Apostolik. Së fundi, u bën thirrje të gjithë besimtarëve, duke u kërkuar që të mos harrojnë kurrë t'i luten Zotit për paqe:
 
“Sa shumë vuajtje, le të lutemi për paqe!”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.