Tragjedia në Gjermani: Pesë të vrarë në një qendër për të rinj, dalin pamjet nga vendngjarja
Tragjedia në Gjermani: Pesë të vrarë në një qendër për të rinj, dalin pamjet nga vendngjarja 30.06.2026 | 01:46
Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë të ndodhur të hënën në qytetin Stade, në landin e Saksonisë së Poshtme në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.
 
Autoritetet kanë ndërmarrë një operacion të gjerë, ndërsa deri tani janë ndaluar dy persona, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor.
 
Ngjarja u regjistrua në zonën e rrugës Dankersstrase, ku banorët raportuan për të shtëna me armë zjarri. Policia konfirmoi se viktimat janë të gjithë të rritur, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
 
“Ju lutemi, shmangni këtë zonë!”, njoftoi Drejtoria e Policisë së Luneburgut në platformën X.
 
Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, incidenti ndodhi në një institucion që ofron mbështetje për të rinjtë. Ndërkohë, hetuesit po mbledhin prova në vendin e ngjarjes dhe po intervistojnë dëshmitarët për të zbardhur rrethanat e sulmit.
 
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vazhdim./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.