Serwer: Kompromiset janë të domosdoshme për formimin e institucioneve në Kosovë
Serwer: Kompromiset janë të domosdoshme për formimin e institucioneve në Kosovë 30.06.2026 | 13:58
Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar situatën e bllokadës institucionale dhe sfidat në formimin e institucioneve.
 
Serwer tha se Kosova ka kaluar një vit të vështirë, duke iu referuar mosarritjes për të formuar qeverinë dhe zgjedhur presidentin, çka sipas tij e vështirëson perceptimin e stabilitetit institucional.
 
Ai theksoi se në sistemet parlamentare situata të tilla nuk janë të pazakonta, por shtoi se Kosova është përballur me një periudhë jo të mirë politike.
 
“E dini, sistemet parlamentare kanë momente të tilla dhe ju keni pasur shumë prej tyre gjatë vitit të fundit. Kjo ka qenë për të ardhur keq. Sinqerisht, mendoj se nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën. Është e vështirë të përcillet një imazh i stabilitetit të institucioneve dhe i qëndrueshmërisë së tyre kur nuk arrini të formoni një qeveri, kur nuk mund të zgjidhni presidentin. Prandaj, shpresoj shumë që këtë herë do të keni sukses. Kompromiset do të jenë të nevojshme”, tha Serwer për EO.
 
Ai shtoi se formimi i institucioneve kërkon kompromis dhe bashkëqeverisje, ndërsa theksoi se në sistemet parlamentare presidenti zgjidhet nga parlamenti, gjë që sipas tij shpesh sjell vështirësi politike.
 
“Mendoj se sapo e thashë: filloni punën, formoni qeverinë”, u shpreh ai.
 
Duke folur për çështjen e energjisë dhe gazit amerikan, Serwer tha se nuk ka njohuri të mjaftueshme për të dhënë një vlerësim të plotë, por theksoi se gazi natyror është më i favorshëm sesa linjiti nga perspektiva mjedisore.
 
Në fund, ai vlerësoi se pavarësisht ndryshimeve të qeverive, marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet e qëndrueshme dhe e pandryshuar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.