Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë
Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë 16.11.2026 | 03:05
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja do ta bëjë unionin më të fortë. Gjatë Forumit të dytë për Zgjerimin e BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, në prani edhe të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Von der Leyen u ndal te perspektiva evropiane e vendeve kandidate dhe rëndësia e afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian.
 
Në aktivitetin e titulluar “Evropa më e gjerë – Evropa më e fortë” marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues të biznesit nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që aspirojnë anëtarësimin. Pjesë e forumit janë edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë nga vendet e zgjerimit.
 
Von der Leyen theksoi se Evropa ka një mundësi të rëndësishme për të bashkuar popujt e saj dhe për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë qytetarë të jetojnë në liri, ndërsa fëmijët të rriten në paqe dhe prosperitet.
 
“Ne kemi një shans për t’i bashkuar popujt e Evropës. Për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë evropianë mund të jetojnë në liri, ku fëmijët mund të rriten në paqe dhe prosperitet dhe ku ne mund të vendosim vetë për të ardhmen tonë”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.
 
Ajo vlerësoi gjithashtu potencialin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se talentet e tyre mund të sjellin vlera të reja në tregun e përbashkët evropian.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.