Presidenti kinez Xi Jinping, homologu i tij amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim trepalësh të enjten në qytetin Shenzhen të Kinës, në kuadër të Takimit të 33-të të Liderëve Ekonomikë të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Lajmi u konfirmua të hënën nga Ministria e Jashtme kineze, e cila bëri të ditur se takimi do të zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave. Megjithatë, Pekini nuk dha detaje mbi çështjet që do të diskutohen nga tre liderët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte konfirmuar që të shtunën zhvillimin e samitit, ndërsa Shtëpia e Bardhë e konfirmoi takimin të premten.
Ad Banner
Sipas ndihmëssekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, një nga temat që pritet të trajtohet është reduktimi i armëve bërthamore në nivel global, çështje që Presidenti Trump e konsideron veçanërisht të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare.
Përpara takimit trepalësh, Trump do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh dhe një drekë pune me Xi Jinping, të enjten pasdite.
Takimi i liderëve të APEC-ut është planifikuar të mbahet më 18 dhe 19 nëntor.
Ndërkohë, ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, deklaroi muajin e kaluar se Moska dhe Uashingtoni nuk kishin arritur një marrëveshje për zhvillimin e një takimi të veçantë dypalësh mes Putinit dhe Trumpit në kuadër të këtij samiti./euronews.al