Ambasadori William Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”
Ambasadori William Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” 15.01.2026 | 15:55
Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka akorduar Ambasadorit William Walker titullin ceremonial dhe nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.
 
Ky titull, sipas njoftimit të komunës, u dha në nder të kontributit historik të Ambasadorit Walker për zbardhjen e së vërtetës mbi Masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, si dhe në respekt të lidhjes së tij të përhershme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.
 
Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.
 
Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.