William Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës
William Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës 15.01.2026 | 15:49
27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.45 civilë shqiptarë u vranë mizorisht nga forcat paramilitare serbe, derisa masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
 
Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të kësaj masakre, Walker tha se po t’i thoshin 27 vjet më parë se Kosova do të ishte e lirë, nuk do ta besonte.“Para 27 vjetëve, vizitova Reçakun për herë të parë, dhe për 27 vjet unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’”, tha ai.
 
Ambasadori Walker tha se ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.Ndërkohë ai shtoi se shumë vende të botës i dolën në krah Kosovës, për të treguar të vërtetën e saj.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.